Rama: Korridori VIII, investim kolosal/ “Rrëshqitja, jo nga punimet”. ARRSH: Mbyllet puna për devijimin e lumit

Teksa shembja e rrugës në aksin Librazhd - Prrenjas ka bllokuar lëvizjen e automjeteve drejt juglindjes nga aksi kryesor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregohet puna për ndërtimin e korridorit VIII. Ai e ka konsideruar një punë kolosale ndërtimin e këtij aksi, duke u ndalur veçanërisht te mbrojtja lumore, që është pjesë përbërëse e projektit. Po ashtu, sipas tij rrëshqitja e tokës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” nuk ka lidhje me investimin kolosal për korridorin VIII, duke nënkuptuar se ka ardhur për shkaqe natyrore.
Ky reagim vjen në një kohë kur një pjesë e ekspertëve deklarojnë se rrëshqitja ka ardhur si pasojë e punimeve të kryera për ndërtimin e aksit të ri të korridorit VIII, ndërsa organizatat e shoqërisë cilvile kanë ngritur shqetësime të shumta lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin. Përmes një njoftimi për shtyp organizatat bënë me dije se kanë evidentuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje të materialeve inerte nga shtrati dhe brigjet, si dhe depozitime të materialeve të gërmimit në afërsi ose brenda trupit ujor. Sipas tyre, këto ndërhyrje mund të ndikojnë në cilësinë e ujit, biodiversitetin, stabilitetin e brigjeve dhe ekuilibrin natyror të ekosistemit lumor.
Ndërkaq, në lidhje me situatën e krijuar me bllokimin e rrugës, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se vazhdon puna edhe natën për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës së rrëshqitur për marrjen e kampionëve gjeologjike. Sipas ARRSH, kanë përfunduar punimet për devijimin e lumit, ndërsa priten të fillojnë punimet për trupin e rrugës alternative pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë zonë.
“Punimet po kryhen me mjete dhe personel të shtuar, duke respektuar të gjitha standardet teknike dhe të sigurisë rrugore për të rikthyer qarkullimin sa më shpejt”, - bëri me dije ARRSH.
28.3 mln lekë/muaj më shumë kontribute nga sigurimet- Mbi 12 mijë vende pune janë kontrolluar në janar
Falë kontrolleve të intensifikuara gjatë muajit janar, kontributet në sigurimet shoqërore janë rritur ndjeshëm, duke sjellë më shumë mbështetje për skemat e......
Shqipëria në epiqendër të turizmit rajonal/ A rrezikon të përballet me krizën e mbizhvillimit?
Shqipëria po përjeton rritje të jashtëzakonshme të turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Sipas një analize......
Si të merrni vendimin e duhur për rivlerësimin e pasurisë? Rreziqet dhe kostot që mund të vijnë nga procesi
Qytetarët ndodhen përpara dilemës nëse duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të tyre apo jo dhe cilën metodë të zgjedhin për të rritur vlerën e pronës? Një......
Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi
Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të......
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......
Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit/ Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e......
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......
Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë
Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e......


