Rama: Korçarët, të parët që do të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz
Kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit të Korçës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe delegacionin qeveritar të Azerbajxhanit.
Rama theksoi se ky investim strategjik ishte nën kujdesin e veçantë të një presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev, si edhe me garancinë e partnerit prestigjioz SOCAR.
“Është vërtet një moment shumë domethënës edhe për mua personalisht, përveç se të gjithë neve së bashku në Korçë, pasi për ata që e dinë se çfarë përfaqëson Azerbajxhani sot. Edhe për ata që mbase nuk e dinin deri më sot, por panë nga prezantimi se kush ka ardhur këtu në Korçë, është shenjë kuptimplotë e një miqësie të veçantë.
Kjo kompani ka shumë projekte dhe gjetja e kohës për të ardhur jo në Tiranë, por deri në Korçë, me CEO-n e kompanisë, që na bëri një prezantim shterues, është vërtet një gjest kuptimplotë i një miqësie dhe partneriteti strategjik, që ne duam të forcojmë më tutje lidhjet tona. Nga ana tjetër dua të jap një detaj jo të parëndësishëm për mua të paktën dhe jam i sigurt që ministri do dëshmojë për mua, ky emër kaq i bukur ‘NUR-Dritë’ është zgjedhur nga presidenti i Azerbajxhanit, ka qenë ai që e ka pagëzuar projektin me këtë emër dhe është ai që kujdeset për këtë projekt.
Unë kam qenë i pranishëm kur i ka thënë të tjerëve që nga projekti në Shqipëri nuk duan fitime, e rëndësishme është të mos humbasin dhe të fitojnë njerëzit e vendit tonë. Për ne, është një projekt shumë domethënës, ashtu sikundër për miqësinë e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Nëse, ashtu siç u la të kuptohet, projekti që fillon me Korçën do të shtrihet më tutje me pjesëmarrjen e investitorëve të tjerë.
Për momentin jemi te fakti që me partnerë prestigjioz, ndër më të mirët që mund të zgjidhen në botë sot, ne jemi në nisje të zbatimit, sepse projekti ka nisur kohë më parë dhe falë mbështetjes nga presidenti, falë garancisë që është profesionalizmi dhe kapaciteti i SOKAT-it, brenda vitit 2026, kjo punë e bukur për Korçën kjo punë do përfundojë dhe në 2027 korçarët të jenë të parët që do të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz”, tha Rama.
Sondazh

Gazifikimi i Korçës, Balluku: Investim strategjik, synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli për projektin e gazifikimit në Korçë. Në aktivitetin e......

PD-ASHM prezanton kandidatët në Dibër - Berisha: E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë
PD-ASHM ka prezantuar kandidatët në qarkun e Dibrës. Në një takim me simpatizantë, kryedemokrati, Sali Berisha dha premtimin se brenda 100 ditëve të para,......

Rama në Maliq: Kemi transformuar qytetin! Më 11 maj, votoni integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesocialisti Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qarkun e Korçës, ku ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Maliqit. Përpara mbështetësve,......

Bankat shqiptare pranohen në skemën e SEPA - BSH: Përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme, nga 7 tetori ulen kostot e pagesave
Bankat shqiptare janë pranuar në skemën SEPA, duke i hapur rrugë kryerjes së pagesave në zonën unike euro, në tetor të këtij viti. Gjithçka është bërë me......

Rinia 2030/Muzhaqi: Me Nismat Komunitare dhe Talentet Rinore, mbështesim qindra të rinj në projekte zhvillimi
Rinia 2030 / Muzhaqi: “Me Nismat Komunitare dhe Talentet Rinore, mbështesim qindra të rinj në projekte zhvillimi dhe përfaqësim të Shqipërisë në kompeticione......

Kryeministri Rama inspekton lagjen turistike, Pogradec - Zona drejt rehabilitimit të plotë
Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve dinjitoze, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por......

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind- Ari është kthyer një zgjedhjen më të shpeshtë për kursime
Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të b;erë do......

Kosova hedh hapin e parë drejt energjisë së rinovueshme - Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të erës
Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, me kualifikimin me sukses të tri kompanive......