Shqipëria Postuar më 22 Maj 2026, 11:30

Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit

Nga Edel Strazimiri

Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj

Kryeministri Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me kalimin e fazës teknike të raportit IBAR, duke iu drejtuar opozitës që pretendonte se procesi i negociatave ishte bllokuar.

Rama shkroi se më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.

Sipas tij, “ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi”.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

Thanë negociatat u bllokuan.

Thanë Shqipëria u ndëshkua.

Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan  rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi.

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik.

Forca Shqipëria!

Shqipëria 22 Maj Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri pasi ka shënuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat