Rama: Kamera për 200 km rrugë kombëtare - Mbikëqyrje edhe në 20 qytete, investim sipas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara
200 km rrugë kombëtare dhe 20 qytete me fokus qarkullimin rrugor do të monitorohen me kamera, me qëllim identifikimin e shkeljeve dhe shkelësit. Gjatë aktivitetit ku u prezantuan gjetjet e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimin te Policia e Shtetit, kryeministri Edi Rama bëri me dije detajet e projektit, që sipas tij do i vijë në ndihmë punonjësve të policisë.
“Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe me Inteligjencë Artificiale që do t’i japë mundësi në kohë reale Policisë së Shtetit, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem fillimisht. Do të fillojë me 20 qytete në mos gabohem, ashtu sikundër së shpejti fillon dhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare. Do të fillojë me 200 kilometrat e para dhe ai sistem do të japë mundësinë që çdo ankesë e çdo qytetari të jetë e verifikueshme në kohë reale, edhe kur qytetari ankohet me të drejtë, dhe kur qytetari se ka dhe rasti që bën një telefonatë për të nxjerrë një inat me një komshi etj etj por këto janë pjesë e jetës. Sistemi verifikon jo thjesht me fotografi të përgjithshme por verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë”, - u shpreh kryeministri.
Rama tha se tashmë është siguruar edhe financimi.
“Ky është një projekt i jashtëzakonshëm që më në fund e kemi garantuar edhe si financim dhe në bashkëpunim me partnerët tanë të Emirateve të Bashkuara do të fillojmë ta implementojmë”, - tha ai.
Ndërkaq, sikurse është bërë e ditur më herët monitorimi i 200 kilometrave të para përfshin aksin rrugor Tiranë-Elbasan, të gjithë aksin nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmentin Vorë - aeroporti “Nënë Tereza”.
Sondazh

“Janë dembelë, i duan gjërat gati” - Paradoksi shqiptar. Papunësia 10.7%, por vende pune ka
Sipas INSTAT, në vend vetëm 51% e individëve deri në moshën 24 vjeçare që kanë mbaruar shkollën e lartë janë pjesë e tregut të punës. Blerim Parllaku,......

Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e BE-së me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale!
Të huajt në Spanjë që kanë një vizë nomade dixhitale ose po mendojnë të aplikojnë për një të tillë këtë vit, do t'i nënshtrohen kërkesave më të larta të të......

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025 - Flet Drejtori Ilir Binaj: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?
Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në një......

Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? - Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri
Dialogu Europian, shoqëria civile dhe integrimi europian, ishin temat të cilat u diskutuan në takimin që organizoi Ambasada Francezë dhe Instituti për......

Italia bllokon DeepSeek ndërsa shtetet e tjera anëtare hapin hetime lidhur me sigurinë!
Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, Garante ka ndalur përpunimin e të dhënave personale të italianëve nga DeepSeek sepse agjencia nuk është e......

Jo vetëm diell, 9 licenca të reja për HEC-e - Parashikohet ndërtimi i 10 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë dhënë edhe një numër......

Depozitat e reja me postë në Bankën e Zhvillimit - Si funksionon modeli italian dhe si do zbatohet në Shqipëri?
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ngrihet me ndihmën e një prej bankave më të mëdha të zhvillimit në Evropë, e cila është ajo e Italisë, Cassa Depositi e......

Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë - Tarifimi sipas kategorive, zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat......