Shqipëria Postuar më 8 Maj 2025, 12:56

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Nga SCAN TV

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.

“Për ata që thonë se ky është fluturim “fake” që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi Rama.

“Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, shtoi ai.

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat