Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë u shpreh se shëtitorja e re bregdetare do të shndërrohet në një tjetër pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin, duke rritur më tej interesin turistik nga vizitorët e huaj, turistët vendas, si edhe diaspora shqiptare.
Gjithnjë e më shumë vizitorë nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar dhe për të blerë apartamente në zonat bregdetare.
Në prezantimin e detajeve të projektit, Drejtori i FShZh, Dritan Agolli shpjegoi se “Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linear.
Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.
Ai tha se punimet nëntokësore janë drejt përfundimit, përfshirë betonimin dhe sistemet e vaditjes, ndërsa ndriçimi publik do të realizohet në fazën përmbyllëse. Synimi është që kjo pjesë e shëtitores të përfundojë brenda mesit të muajit maj, në mënyrë që të jetë e gatshme për sezonin turistik dhe në funksion të plotë për qytetarët dhe vizitorët.
“Projekti gjithashtu parashikon edhe sistemimin e rërës. Janë bërë të gjitha punimet nëntokësore, punimet e betonit dhe sistemet e vaditjes. Sistemi i ndriçimit vihet më pas. Synimi është që në 15 maj kjo pjesë e shëtitores të jetë mbyllur e sistemuar në mënyrë që për sezonin turistik të jetë e gatshme për t’u shfrytëzuar nga qytetarët e Vlorës dhe nga turistët gjithashtu. Kjo është edhe një fazë e katërt le të themi, që do vazhdojë dhe në vijim, duke bërë praktikisht, gjithë Lungomarën që lidhet me pjesën tjetër”, shpjegoi Agolli.
Projekti përfshin gjithashtu elementë inovativë në organizimin e hapësirës publike, si një shkallare multifunksionale që mund të përdoret si zonë plazhi gjatë paradites dhe si hapësirë rekreative në formë amfiteatri gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke krijuar një ambient tërheqës për pushim dhe aktivitete sociale.
Po ashtu, është parashikuar një pistë me asfalt të kuq për biçikleta dhe rreth 250 vende parkimi, ndërkohë që po punohet paralelisht edhe për zgjerimin e kapaciteteve të parkimit në të gjithë zonën e Lungomares.
“Kjo është shkallare e gjitha që mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të paradites, që është pjesë e plazhit, por mund të përdoret edhe gjatë pasdites edhe gjatë darkës, duke u kthyer praktikisht edhe në një pistë amfiteatri për qytetarët qe të pushojnë ose të shijojnë perëndimin e diellit. Pista do jetë me asfalt të kuq. Ka 250 poste parkimi. Ndërkohë që po mbyllim procedurën edhe për parkimin tjetër në Lungomare. Praktikisht janë dy parkime të fuqishme për pjesën e Vlorës dhe pjesën e fluksit turistik”, theksoi më tej Agolli.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin turistik të qytetit, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me zgjerimin e hapësirave të parkimit, për t’iu përgjigjur rritjes së fluksit të vizitorëve.
“Kjo e Lungomares do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime, duhet bërë një zgjidhje e re për parkimet”, u shpreh Rama.
Punimet në “Lungomare 4” po vijojnë me ritme të shpejta dhe projekti parashikon përfundimin e një faze të rëndësishme të shëtitores deri më 15 maj.
Shëtitorja “Lungomare 4” është pjesë e një strategjie më të gjerë për transformimin urban të Vlorës, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesueshmërisë dhe forcimin e potencialit turistik të qytetit.
“Përmes rrënjëve lartësohemi” - Shqiptarët e diasporës mblidhen në Tiranë
“’Lartësohemi përmes rrënjëve’, është kjo motoja e Samitit të IV të Diasporës që hap dyert këtë të hënë në kreqytet dhe deri ditën e mërkurë, dhjetra panele......
Berati mbetet alternativa më e lirë për prona/ Çmimet në kryeqytet janë më shumë se trefish krahasuar me qytetet e tjera
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, zona e Bllokut në Tiranë renditet si më e shtrenjta në vend, me çmime që arrijnë deri në 2,800 euro për metër......
Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në diasporë/ Rreth 4 në 10 prej tyre janë në kulmin e jetës profesionale
Diaspora shqiptare nuk përfaqëson thjesht një bashkësi qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet......
Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme
Administrata tatimore po vijon aksionin e kontrolleve në agjencitë immobiliare për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet......
Zgjerohet tregu i fondeve të pensionit privat - Raporti 2025 i AMF: Vlera neto e aktiveve, 9,8 mld lekë. Numri i anëtarëve, 49,218
Tregu i fondeve të pensionit privat ka vijuar tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve. Referuar raportit për......
Gjermania vendos ulje të çmimit të karburantit - Qeveria miraton paketën 1.6 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike
Qeveria gjermane ka vendosur për një lehtësim të çmimit të karburantit për konsumatorët dhe bizneset, nëpërmjet një pakete me vlerë 1.6 miliardë euro, duke i......
Irlanda, masa për uljen e çmimit të karburanteve - Vendimi, pas protestave dhe bllokimit të rrugëve dhe porteve
Policia irlandeze largoi traktorët dhe kamionët që kishin bllokuar trafikun dhe infrastrukturën e naftës në të gjithë vendin gjatë një vale protestash kundër......
Cilat janë mallrat kryesore të importit që “furnizojnë” buxhetin? - Karburantet dhe cigaret udhëheqin listën. Automjetet e përdorura sjellin 97 mln euro
Importet vijojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke reflektuar jo vetëm strukturën e konsumit në vend, por edhe......


