Shqipëria Postuar më 9 Mars 2026, 11:52

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

Nga SCAN TV

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e

Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike.

Ai tha se ky projekt që do t’i shërbejë Prishtinës, Shkupit, BE-së dhe NATO-s është një nga proceset më të ndërlikuara.

Sipas Ramës, ky projekt ka shkaktuar xhelozi mes vendesh të tjera si dhe armiqësi. Në fjalën e tij, Rama u shpreh:

“Ndërtimi i Portit të ri Tregtar dhe ushtarak në një krah në Porto Romano parashikon 3-fishimin e kapaciteteve përpunuese aktuale dhe krijimin e një zone të lirë ekonomike. Parku Logjistik, ndërkohë hap rrugën për 2 porte të reja të thata në Prishtinë dhe në Shkup, duke krijuar një nyje të re me fuqi strategjike dhe logjistike të konsiderueshme, jo thjesht për rajonin, por edhe si një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian dhe NATO-n. Është një nga proceset më të ndërlikuar që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi, që janë të zakonshme mes vendesh që janë me stade të caktuar zhvllimi. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës dhe sidomos asaj portuale “Royal Askoning” nga Hollanda, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por e monitoruar nga "A-ja", te “ZH-ja” nga konsulenti “Royal Askoning”. Ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtuar për ta bllokuar projektin ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkmin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam te C-ja.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat