Rama: Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera ka vlerësuar samitin e mbrëshëm BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Bruksel. Sipas tij, hapja e të gjithë kapitujve të negociatave u cilësua si një inkurajim i rëndësishëm për vendin.
“Kemi përmbyllur mbrëmë një samit të BE me Ballkanin Perëndimor, që ka qenë inkurajues, që ka qenë i suksesshëm dhe për Shqipërinë po se po, por edhe për Kosovën meqë jemi në këtë temë, ku për hir të së vërtetës, dua ta them, Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer. Ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe i një koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, pa dashur këtu të marr asnjë meritë, ia ka që të zhbllokojë më në fund të gjitha ato fonde të bllokuara prej disa kohësh nga ana e BE.
Përsa i përket specifikisht Shqipërisë, jemi në kushte siç nuk kemi qenë ndonjëherë; të respektuar maksimalisht, të vlerësuar maksimalisht dhe të mirëpritur maksimalisht në ‘’tempullin’’ e Evropës politike, në Bruksel ku qëndrimi im ka qenë ai që dini dhe mënyra se si e kam mbajtur qëndrimin, ka qenë ajo që dini; troç, drejt, pa dorashka sepse siç e kam thënë dhe ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne ‘’detyrat e shtëpisë’’ i bëjmë në mënyrë korrekte sepse e dimë shumë mirë që përmes atyre detyrave të shtëpisë do të jemi pjesë e BE.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, ne fjalën tonë e themi hapur, drejt në sy, pa asnjë kompleks si të barabartë mes të barabartësh dhe kjo na e ka rritur edhe vlerën do thosha, në këto tryeza.
Kam theksuar se hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërinë që Komisioni dhe BE të qëndrojë marrëveshjes për të mbyllur negociatat brenda 2027,se ju e dini si janë këta, ndonjëherë edhe “i luajnë” marrëveshjeve; kam ripërsëritur tezën time se politikisht anëtarësimi ynë dhe i vendeve të tjerë të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe i kam garantuar se ne do të vazhdojmë reformat modernizuese, do të vazhdojmë përpjekjet në luftën kundër atyre problemeve që këta kanë shumë dëshirë dhe zakon t’i përmbledhin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nuk është vetëm kaq, është shumë më tepër se kaq, shumë më komplekse se kaq dhe më vjen jashtëzakonisht mirë t’ju them që edhe një herë tjetër, pa modesti, ju kam nderuar”, tha Rama.
Spanja, plan kundër valëve të nxehtësisë - Ndërtesat publike do të përdoren si strehë klimatike gjatë verës
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi një plan për krijimin e një rrjeti strehësh klimatike. Shumë ndërtesa shtetërore do të vihen në dispozicion të......
Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Franga. Dollari humbet pikë!
Dollari amerikan pas një rritjeje të lehtë që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 81.6 lekë dhe duke......
Çfarë ndryshon me reformën e ndihmave sociale? - Qeveria gjermane finalizon detajet. Parashikohen sanksione më të ashpra
Qeveria gjermane ka finalizuar reformën e ndihmave sociale. Ndihmat e njohura si "Bürgergeld" do të hiqen, por plani është i ndjeshëm për të dy partnerët e......
Sarajeva, qyteti më i ndotur në botë - Autoritetet marrin masa për të pastruar ajrin
Autoritetet e Sarajevës kanë lëshuar një paralajmërim për cilësinë e ajrit dhe kanë vendosur ndalime për disa makina dhe kamionë, pasi qyteti u rendit si më......
Britani, shpenzimet për festa “fluturojnë” - Çmimet e produkteve ushqimore janë deri në 70% më të shtrenjta
Qytetarët britanikë po paguajnë deri në 70% më shumë për ëmbëlsirat prej çokollate këtë Krishtlindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimi i gjelit të......
Kosova “përmbytet” nga mallrat kineze - Shpenzimet për produktet nga Kina kanë tejkaluar 840 milionë euro në 2025
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina, që nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake e deri te produktet......
Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi......
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......





