Rama-Frederiksen në konferencë: Rusia, kërcënim për Evropën
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen prezantuan përfundimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Rama tha se janë dakordësuar për më shumë investime në disa fusha, si edhe një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.
"Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë. Dita ka qenë e frytshme, patëm një ssërë tryezash të rrumbullakta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot",-tha Rama në fjalën e tij.
Frederiksen tha se siguria është çështja më e rëndësishme e diskutimeve.
“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Evropa po përballet me një sërë sfidash. Kemi shtete që nuk janë shtete anëtare dhe ulën në tryezën dhe diskutojmë për cështje të rëndëshishme. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe të flasim për sigurinë. Rusia është një kërcënim edhe për ne. Riarmatimi i Evropëss duhet të jetë prioriteti ynë. Çështja numër një është siguria. Ukraina është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale nga Rusia dhe duhet të shtojmë sanksione. Ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.” tha ajo
Sondazh

Samiti i Komunitetit Politik, Tirana, kryeqytet i Evropës për dy ditë
Samiti i Komunitetit Politik ka shndërruar Tiranën në kryeqendrën e Evropës për dy ditë. Të gjithë liderët më të rëndësishëm të kontinentit janë mbledhur në......

BE, subvencione të reja për fermerët - Programi fokusohet te kursimi i ujit, përshtatja me ndryshimet klimatike
Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve......

Çfarë është Komuniteti Politik Europian? Shqipëria, në qendër të Europës. Tirana priti samitin politik
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili është një forum ndërqeveritar që synon të nxisë dialogun......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas......

Gjermania pranon kërkesën e Trump - Përkrah thirrjen e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake të NATO-s
Gjermania mbështeti kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të dyfishuar objektivin e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së. "Ne......

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e kontinentit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian?
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama, në tryezën e diskutimit me liderët e......

BYD hap fabrikën e parë në Evropë Gjiganti kinez i makinave elektrike “zbarkon” në Hungari
Gjiganti kinez i makinave elektrike BYD do të hapë së shpejti fabrikën e tij të parë evropiane në Hungarinë jugore, me plane për të prodhuar automjete......

Trump “kontrollon” vendimet e Biden - 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re
Administrata Trump njoftoi se do të kryejë një auditim prej afërsisht 15 miliardë dollarësh grantesh. Këto grante u dhanë për projekte të rrjetit elektrik......