Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2025, 10:52

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita për ndërtimet pa leje!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek roli i arkitektit, duke theksuar se në legjislacion do të forcohet edhe më shumë roli dhe përgjegjësia e tij.

“Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka gjithë bota. Ndërkohë që leje shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektëve nuk mund të jepen më”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se nuk do të lidhen më ujë dhe drita për ndërtimet që nuk disponojnë leje ndërtimi zyrtare.

Ashtu sikundër duhet të shikojmë dhe marrjen e një mase tjetër të mos ketë lidhje të ujit dhe të dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse për t’u lidhur me ujë dhe drita. Është e paimagjinueshme si një ndërtim pa leje, restorant, bar, hotel vjen dhe të thotë: jam në proces legalizimi, paguaj ujë, paguaj drita. Është e gjitha mbrapsht! Çfarë është bërë në gjithë procesin e standardizimeve të futjes në binarë të ligjit të legalizimit, të normalizimit, ka qenë gjëja e duhur, por nuk mund të vazhdojë ky avaz, sepse edhe ligji ka vënë një kufi për legalizimet”, u shpreh ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat