Shqipëria Postuar më 16 Maj 2025, 14:12

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e kontinentit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian?

Nga Diamila Leka

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama, në tryezën e diskutimit me liderët e Europës deklaroi se ëndrrat e fëmijëve shqiptarë janë të pikturuara në shtëpinë mikëpritëse të liderve të Europës. Kryeministri shtoi se kontinenti europian ka sot një mundësi të dhuruar nga Zoti për t’u rishpikur, për t’u kthyer në një vend shprese dhe vizioni, duke lënë pas mitet dhe dyshimet e së shkuarës.

“Është një nder i jashtëzakonshëm për vendin tim, për popullin shqiptar. Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpresë në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës në pikturën e Rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një takimi por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Kjo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës. Në të kundërt ato ëndërrojnë të ardhmen, dhe të ngjashme me ëndrrat e etërve themelues të Evropës. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes, dhe jo me sytë e të shkuarës. Udhëtimi ynë nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një kthim në shtëpi, që gëlon me ëndrra për të ardhmen. Një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë dhe etërve themelues.”

Presidenti i Francës, në fjalën e tij theksoi se duhet të hiqen barrierat tregtare ndërsa bën thirrje për paqe të qëndrueshme me Ukrainën.

“Tregu ynë është më me ndikim sa ai kinez. Duhet të heqim barrierat tregtare që kjo Evropë të jetë më e bashkuar. Kjo është pjesë e diskutimeve midis BE dhe Britanisë. Duhet bërë më shumë për integrimin rajonal që duhet të jetë cështje për zgjerimin. Të bashkërendohemi, të jemi së bashku për të përballuar konkurrencën nga Azia për të mbrojtur tregjet tona. Jemi në një pikë në kohë kur duhet që ti dalim zot situatës.”

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa bën thirrje për paqe duke cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë e sigurisë së Europës.

“Europa duhet tja dalë mbanë për të thelluar dhe zgjeruar rrjetet e saj të tregëtisë botërore. Duhet të kemi partneritete. Europa duhet tja dalë mbanë për të mbrojtur rendin shumë palësh. BE e re do të jetë një partner i besueshmë për të ruajtur klimën, duhet përdorur kjo energji. Duhet të jemi të bashkuar dhe Europa duhet t’i a dalë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë i dashur Vladimir. Duhet t’ia dalim mbanë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk e bëjmë, minohet siguria jo vetëm e Europës por edhe autoriteti i saj.”

Më tej presidenti i Ukrainës theksoi se lufta e vrasjet duhet të marrin fund.

“Faleminderit që na keni pritur në këtë vend që beson te Europa. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Paqja në Europë varet nëse Ukraina do ta fitojë atë.”

Diskutimi kryesor i samitit është “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të fokusohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat