Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot punën e Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se ka një hendek të madh mes perceptimit të publikut për rendin dhe sigurinë në Shqipëri dhe asaj që shfaqet në pasqyrat e deformuara për interesa politike, tregtare dhe mediatike.
Rama citoi Aristotelin kur tha se “i vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit”.
“Kurrë më shumë se sa sot Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur nivelin e barazisë para ligjit, çka nga njëra anë na është konfirmuar si fakt i pamohueshëm nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian, që nuk janë as një dhuratë dhe as një vendimmarrje thjesht politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë në aspektin e rritjes së nivelit të barazisë para ligjit”, shtoi Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “kjo na vendos përditë përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të atij niveli barazie që rrit qëndrueshmërinë e lirive individuale, bashkëjetesës demokratike dhe sundimit të ligjit”.
Rama tha gjithashtu se rezultatet e anketimit janë një tregues i qartë që ka një ecuri, ka një progres, por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku dhe jo ndonjë vullnet jashtë lirisë së plotë të publikut për t’u shprehur.
“Prandaj kanë edhe atë natyrshmëri dhe stabilitet të vazhdueshëm. Po të shikosh, dëgjosh e lexosh çfarë shfaqet, thuhet e shkruhet për Policinë e Shtetit për rendin e sigurinë në Shqipëri, ky është një vend për të ikur të gjithë me vrap, ku nuk ka rend, siguri”, shtoi Rama.
Sondazh

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......

Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon......

Informaliteti pagave/ DPT: Mbi 143 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar......

Trump kërcënon me tarifa 100% për të bindur vendet e BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan!
Presidenti Donald Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur një kërcënim prej 100%......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë i paqëndrueshëm duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Banka Europiane e Investimeve do të investojë 95 miliardë euro në 2025, por vetëm 2 miliardë euro për mbrojtjen!
Banka Europiane e Investimeve (EIB) synon një investim prej 95 miliardë euro në vitin 2025, duke mbështetur iniciativat që variojnë nga teknologjia e pastër......