Rama: Ekonomia po ofron një rritje të qëndrueshme - Zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS

Ka nisur mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku do të raportojnë ministrat.
Në hapje të takimit, kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama u shpreh se “ekonomia vijon të ecë me ritme të paparashikuara, duke ofruar një rritje të qëndrueshme, e cila, krahasuar me harkun e 35 viteve, është e pakrahasueshme.
Ndërkohë që Shqipëria po shkëlqen në çdo formë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërkohë që zhvillimet në hartim e sipër në këtë mandat janë më të shumta dhe më domethënëse nga sa pritej si impakt, si kurrë më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet, sipas meje, disa rreziqe të cilat kërkojnë një adresim të vendosur nga ana jonë, dhe e kam fjalën për ne këtu, ministra, sepse nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të vijojë në vendnumëro.
Çdo vendnumëro për Shqipërinë sot është rënie e rendit të fuqisë ekonomike dhe rënie e trendit nesër. Rreziku që ne të bëhemi të parëndësishëm është real, dhe kur them ne kam parasysh vendin tonë. Pse i them këto? Ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave, por edhe një udhëkryq erërash artificiale që do të na ngatërrojnë me këmbët tona, gjë që ka ndodhur më parë në të gjitha vendet dhe në partitë e mëdha, ku ka ngatërruar sensin e madhësisë së forcës së tyre dhe përgjegjësinë e sfidave. Dhe sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore e familjes sonë politike dhe e krejt vendit, pikërisht kur duhet të ngjitemi edhe më lart”.
Shqipëria përballë rajonit/ Sa kushton jetesa krahasuar me fqinjët?
Kostoja e jetesës përfshin një sërë zërash të rëndësishëm në shportën mujore të çdo qytetari, duke nisur nga ushqimet dhe transporti, e deri te taksat,......
Punonjësit nuk heshtin, ankohen shqiptarët apo të huajt? - Muçaj: 2025 me shifra rekord, 400 më shumë se viti 2024
Për vite me radhë, në tregun shqiptar të punës ka dominuar një kulturë e rezervuar ndaj ankesës për kushtet e punës. Frika nga humbja e vendit të punës,......
Nis rehabilitimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Sonda gjeologjike dhe mjete të rënda në terren
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ka nisur punën me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Porti i Durrësit, mbi 271 mijë ton mallra në janar - Rriten flukset, përpunohen mbi 61 mijë pasagjerë
Porti i Durrësit nis vitin 2026 me tregues pozitivë. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit janar 2026 në katër terminalet portuale u përpunuan mbi......
“Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi rritën ekonominë” - Raporti i BERZH: Investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në vitin 2025
Në raportin më të fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,7% e mbështetur nga......
Sa ndikuan tarifat globale tek vendet në zhvillim? - Raporti i BERZH: Ekonomitë u prekën minimalisht
Tarifat amerikane kanë ndryshuar drejtimin e tregtisë, duke lejuar një rritje ekonomike më të madhe se sa pritej në disa tregje në zhvillim, tha Banka......
Barcelona rrit taksën ditore për turistët - Deri në 15 euro duke nisur nga prilli, një nga më të lartat në Evropë
Turistët në Barcelonë mund të tatohen deri në 15 euro në natë, pasi qyteti e rriti tarifën e turizmit në një nga më të lartat në Evropë, si pjesë e......
Të prodhosh atlete me robotë! - Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut
Marka e veshjeve sportive On Running ka hapur një fabrikë në Busan të Koresë së Jugut duke përdorur robotë për të prodhuar atlete dhe planifikon të hapë më......


