Rama e Denaj, takim me fermerët e Cërrikut - “Paketa e Maleve, si koncept edhe në tokat e punuara”
Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, zhvilluan një takim me fermerë në zonën e Cërrikut.
Sipas Denajt, në këtë zonë mbështetja ka qenë e drejtpërdrejtë në investime.
“Në këtë zonë mbështetja ka qenë e drejtpërdrejtë sidomos në investime. Janë 56 investime në ndërtime serash, pika grumbullimi, fabrika të vajit të ullirit etj.”
Por, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama rëndësi i dha regjistrimit të tokave.
“E para sa i përket regjistrimit, është e vërtetë që ka marrë kohë, por duhet të keni parasysh se nuk është punë e lehtë, për më tepër duke u nisur nga rrëmuja totale që ne kemi gjetur në Kadastrën e shtetit. Tani ka filluar puna përsë mbari. Po bëhet regjistrimi i invertarizimit dixhital, i kompjuterizuar i tokës, me mbështetjen e BE. Pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit, parashikohet të përmbyllet si proces deri në 2028. Ndërkohë janë dy komponentë që dua të ndaj me ju. E para duket sikur s’ka të bëjë me ju se quhet paketa e maleve, Kur ne kemi bërë hap të rëndësishëm për pronësinë, duke iu dhënë mundësi atyre që kanë pronën faktike por nuk e zotërojnë juridikisht se s’kanë dokumentet, do t’u japim mundësi të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka, që me një dëshmi të këshillit bashkiak, të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, të bëjnë investimin e tyre dhe ta regjistrojnë si tokën e tyre. Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar.”
Sondazh

Trump nis hetim për mineralet kritike - Vendimi mund të sjellë tarifa shtesë mbi importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të filluar një hetim mbi mineralet kritike, që potencialisht do të......

Autostrada Elbasan-Lekaj, 20 km e para gati pas 1 viti - Rama: Programi i infrastrukturës, edhe në kuadër të fondit të investimeve të BP
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e autostradës Elbasan – Lekaj,......

Partitë “përballin” programet ekonomike - PD: Qëndrueshmëri fiskale. “Mundësia”: Ulje shpenzimesh
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me revistën Monitor, organizoi një konferencë për të diskutuar programet ekonomike të forcave politike......

“Rritja e çmimit të energjisë dëmton qytetarët” - Gërxhaliu: Bizneset do t’i transmetojnë kostot te produktet dhe shërbimet
Vendimi Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16.1% për të gjitha kategoritë, duke filluar nga 1 maji......

Qytetet më të shtrenjta në botë - Monako kryeson listën e 10 vendeve më luksoze
Çdo vit, Henley & Partners, i njohur edhe si autoriteti përfundimtar për pasuritë e patundshme luksoze, nxjerr listën e saj të artë të qyteteve më të......

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve jashtë sezoneve
Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se ky sektor ka një problem shumë madhor, që është......

Shpërndahen rreth 90 mijë zarfe zgjedhore në diasporë - Celibashi: Po rritet eficienca dhe garancia. Burg 3-5 vite për shit-blerje vote
Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët ka nisur, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se janë dërguar rreth 90 mijë zarfe,......

Shqipëria, më turistike edhe në dimër/ Rritje me gati 30% e vizitorëve dhe e netëve të qëndrimit në Shkurt
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë.......