Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2026, 11:23

Rama: Dyfishohet fondi për startup-et pas rritjes së aplikimeve në "Startup Albania"

Nga Scan TV

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka vendosur të dyfishojë fondin për mbështetjen e startup-eve, pas rritjes së ndjeshme të interesit të të rinjve për programin "Startup Albania". Sipas tij, numri i aplikimeve ka kaluar nga më pak se 100 në vitet e para në mbi 1200 këtë vit, duke e detyruar qeverinë të rrisë financimin nga 3 në 6 milionë euro.

"Në shënimin e fundit do të prek dy momente që duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por në fakt janë të lidhur dhe i lidh pikërisht modernizimi, transformimi dhe rinia.

Kemi dyfishuar programin e startup-eve. Financimi, nga 3 milionë euro të parashikuara, ka shkuar në 6 milionë euro mbështetje, pasi jemi gjendur përpara një rritjeje befasuese të numrit të aplikimeve në programin 'Startup Albania'. E kemi nisur atë program me më pak se 100 aplikime dhe këtë vit jemi gjendur me më shumë se 1200 aplikime. Kjo na ka vendosur në pozicionin e detyruar që t'u përgjigjemi të rejave dhe të rinjve me një dyfishim të volumit të financimit dhe, ndërkohë, kemi komunikuar me ta dhe u kemi thënë se, në rast se aplikimet do të vazhdojnë të rriten me këtë trend, edhe mbështetja po ashtu do të vazhdojë të rritet sipas këtij trendi", u shpreh Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat