Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 11:05

Rama: Dyfishim i kapacitetit financues të ekonomisë, kreditë e këqija ranë në nivele të papërfillshme

Nga Edel Strazimiri

Rama: Dyfishim i kapacitetit financues të ekonomisë, kreditë e
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dyfishimi i kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë tregon qartësisht me fakte se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të madh rritjeje të mëtejshme.

Rama ishte i pranishëm në nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Marrëveshja e nënshkruar sot Shtet-Banka-Sipërmarrje parashikon 250 milionë euro mbështetje me kredi me norma të ulta interesi dhe 30 milionë euro garanci sovrane për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Rama, gjatë fjalës së tij solli në vëmendje statistikat e kreditimit të bankave të nivelit të dytë, ndërsa bëri të ditur se 5 vite më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 miliardë euro. “Sot, pas 5 vjetësh kredia në Shqipëri është 10 miliardë euro. Jemi në një dyfishim të kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë që tregon qartësisht me fakte se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të madh rritjeje të mëtejshme”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se kreditë e këqija kanë rënë në nivele të papërfillshme, nga një kërcënim potencial për ekonominë. Rama theksoi se “një dekadë më parë kreditë e këqija ishin thuajse 25%”. Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se vetëm në dy vitet e fundit kredia e re ka prekur pothuajse tavanin e 5 miliardëve, çka është diçka e jashtëzakonshme.

“Kjo është një arsye më shumë për të hedhur një hap kurajoz falë bashkëpunimit dhe falë disponimit total të Bankës së Shqipërisë për ta mbështetur rritjen ekonomike përmes rritjes së ndërmarrje të vogla të mesme”, tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat