Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për firmosjen një marrëveshjeje mes këtij universiteti dhe kësaj ministrie.
Marrëveshja lidhjet me përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë universitet, dhe që studentët në vendin tonë të mund të marrin dije dhe të kenë kushte njësoj si në universitetet e huaja.
“Rekrutim për një praktikë të veçantë, për një numër studentesh të këtij universiteti. Ne duam që të shkojë edhe më tutje dhe duam të artikulojmë edhe më shumë programe të posaçme të kësaj natyre. Mbështetja e drejtpërdrejtë e qeverisë për universitetin të shkojë në funksion të përfitimit të ndërsjellë, ku ajo çka universiteti përfiton, të materializohet në jetën konkrete të studentëve dhe ajo çka shteti investon, të materializohet në impaktin që këta studentë kanë në rritjen e cilësisë së punës së strukturave shtetërore. Praktikat e punës tanimë janë bërë rutinë dhe çdo vit ne kemi një numër të konsiderueshëm studentësh të cilët kanë mundësinë të zhvillojnë këto praktika pune për të realizuar pikërisht këtë tranzicion. Përmes Inteligjencës Artificiale mund të bëhen kapërcime epokale të cilat përndryshe do të ishin krejtësisht të pamundura, pavarësisht talenteve, pavarësisht ambiciet, vullnetit.
Në funksion të kësaj, ne do të përgatitemi që edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe në buxhetet e viteve të ardhshme, të kemi një komponent që të mbështesim të gjitha sprovat që do i'a vlejnë të mbështeten në këtë drejtim. I bëj thirrje pedagogëve, studentëve, që të angazhohen sa më shumë për të punuar së bashku në funksion të rritjes së komponentit të AI në të gjithë hapësirat e universiteteve tona,” tha Rama.

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......

Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në......

Mbyllet qeveria e SHBA-së - Nuk arrihet marrëveshja mes palëve për financimin e përkohshëm
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - Gjermania planifikon 83 miliardë euro për armë të prodhuara në BE
Gjermania planifikon të shpenzojë deri në 83 miliardë euro për armë të prodhuara në Evropë, duke reduktuar varësinë nga sistemet mbrojtëse amerikane.......

Kroacia, drejt energjisë bërthamore - Qeveria po harton një ligj të posaçëm për të plotësuar nevojat energjetike
Parlamenti i Kroacisë pritet të miratojë deri në fund të vitit një projektligj për ndërtimin e një centrali bërthamor, deklaroi ministria e Ekonomisë.......

Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka......