Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2025, 11:22

Rama: Diella “shtatzënë” me 83 fëmijë/ “Secili do të jetë asistent për çdo anëtar të parlamentit tonë”

Nga Alida Lula

Rama: Diella “shtatzënë” me 83 fëmijë/

Nga Berlini ku merr pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeminsitri Rama duke folur për ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën, tha se kjo e fundit do të ketë së shpejti “83 fëmijë”. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Inteligjenca Artificiale do të bashkëveprojë në të ardhmen edhe me deputetët e Partisë Socialiste në parlament.

“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe që do të shërbejë si asistentë për ta, që do të marrin pjesë në seancat parlamentare dhe do të mbajnë shënim për gjithçka që ndodh dhe që do t’i informojnë e sugjerojnë anëtarët e parlamentit lidhur me reagimet e tyre. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së” – tha Rama.

“Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur t’i nuk ishe në sallë dhe nëse është përmendur emri yt, e nëse të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara”, u shpreh Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat