Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 10:37

Rama dhe Balluku prezantojnë në Bulqizë Parkun Tematik Retro “Divizioni”

Nga Ledina Elezi

Rama dhe Balluku prezantojnë në Bulqizë Parkun Tematik Retro

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Balluku janë në Bulqizë për të prezantuar projektin për Parkun Tematik Retro “Divizioni”, një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë të Veriut të Shqipërisë, e posaçërisht të qarkut Dibër, ku rruga e Arbërit ka sjellë një ndryshim të madh në shumë drejtime dhe ku me hapjen më në fund edhe të Tunelit të Murrizit, Dibra do të bëhet përfundimisht jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë.

 “Divizioni” i rilindur do të ketë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për ata që do të duan të ndalen kalimthi apo të qëndrojnë më gjatë në eksplorimin e natyrës magjike të kësaj zone.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se Bulqiza, nga një zonë minerare do të kthehet në një zonë të zhvilluar turistike. Ky park i madh turistik do të ketë edhe shumë vlera vizuale, njësi hotelerie, njësi shërbimesh, do të kthehet si pjesë e një parku më të madh argëtimi, jo vetëm për qytetarët e zonës, por edhe për qytetarët e Tiranës që e vizitojnë në fundjavë.

“Kjo hapësirë do të mikpresë edhe ata të cilët kultivojnë dhe përpunojnë produkte, fermerët, do të mikpresë familjet, të rinjtë, do të ketë edhe një strukturë hoteliere që do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe gratë e zonës. Me përfundimin e Tunelit, Dibra do të jetë periferia e gjelbër e kryeqytetit të Shqipërisë.

Do të jetë referencë për vizitorë të huaj, por edhe vetë shqiptarët. Ky park tematik do të jetë shumë afër Tiranës, 30-35 minuta dhe do të jetë padyshim një nga zgjedhjet e fundjavave të qytetarëve të Tiranës. Do të ketë shumë mundësi për fëmijët për t'u argëtuar dhe do të jetë një motor ekonomie për Bulqizën, që historikisht ka qenë një zonë minerare.

Ne kemi hyrë në një fazë të re të administrimit të pronave të ushtrisë, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes po krijon një departament për këtë, pa hequr dorë nga pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes, që këto zona të kthehen në asete për zhvillimin e ekonomisë”.

Vijon…

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat