Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 09:45

Rama-Costa: Të përkushtuar për përmbylljen e negociatave brenda 2027

Nga SCAN TV

Rama-Costa: Të përkushtuar për përmbylljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama takoi sot në Bruksel Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin diskutoi progresin e bërë në procesin e negociatave, lidhur edhe me hapjen e një tjetër grupkapitujsh në Konferencën e katërt Ndërqeveritare.

Në një prononcim të përbashkët nga Brukseli përpara takimit, Rama informoi temat që do të diskutohen janë edhe përgatitjet e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, si edhe situata në rajon, ku Presidenti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në vigjilje të këtij Samiti.

Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian i cili me mençurinë e vëmendjen e tij ndaj vendit e rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë. Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne sepse kemi një tjetër Konferencë dhe çelin kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohëse për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces”, tha ai.

Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Europian, sipas Ramës është një eveniment shumë, shumë i rëndësishëm në përgjithësi por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment dhe në këtë kohë.

“Sigurisht edhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë, shumë i inkurajuar nga këto zhvillime”, tha Rama.

"Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh kryeministri.

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht sërish duke u humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë të hënë me 86.7 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat