Rama: Balluku do të vazhdojë drejtuese politike e PS në qarkun Fier

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike në qarkun e Fierit. Sipas tij, pak kush në Partinë Socialiste i mban si Belinda Balluku kontaktet me territorin.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore elektorale të Belindës dhe skuadrave të udhëhequra prej saj në territor burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e afërta vendore në qarkun e Fierit, ku ajo do të vazhdojë të drejtojë qarkun dhe nuk do të jetë më në asnjë pushtet ekzekutiv. Por ajo që unë di me siguri është një gjë tjetër: që pakkush nga ne këtu i mban si Belinda Balluku kontaktet me territorin, duke shkuar rregullisht në zonat që mbulon si drejtuese politike”, theksoi Rama.
Më tej, Rama u ndal tek fakti se ndryshimet në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri janë rezultat i punës së qeverisë, duke vlerësuar kontributin e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së tij nga Kryesia e Kuvendit, Rama u ndal edhe te reagimet dhe debatet publike që kanë shoqëruar akuzat ndaj Ballukut.
“Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe fatkeqësisht të bërë zakon nga grupet hetimore të ‘Stacionit të Trenit’, të cilat i përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe të asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që ndaj Belinda Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që ziejnë e ziejnë pa pushim në 700 tenxheret e pazarit tonë politik e mediatik dhe të mblidhen të tëra retë e fantazive perverse të rrjeteve sociale, për ta kthyer njeriun në një kriminel me 300 vila, dy jahte dhe 10 mijë euro solucione magjike për një larje makine”, tha Rama.
Ndërkohë, shtoi kryeministri, “sipas tyre, rrugët e ndërtuara në periudhën e drejtimit të saj u shembën të gjitha nga korrupsioni, shirat u derdhën me gjyma dhe përmbytjet mbuluan edhe malet e Shqipërisë nga mungesa e kanaleve të vjedhura prej saj; deti u bë kos për qerthullin e pazarit politik dhe mediatik dhe erdhi më në fund, me thirrje historike për jashtëderdhje në Bulevard, shumëpritura ora e hakmarrjes së madhe ndaj njeriut që e çoi Partinë Demokratike për ‘jufka’ në Dibër dhe e asfaltoi krejt në Fier. Megjithë ‘gazin e Zegjinesë’, (burri i parë në historinë e Europës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë, mëshirë Zegjine)”, tha Rama.
Por, shtoi Rama, “ndërkohë që Belinda Balluku u kthye në shtrigën që duhet djegur në turrën mesjetare të druve me zjarr molotovësh dhe tërë fondet e mobilizuara si asnjëherë më parë në këto vite nga burimet e shtetit, të organizmave financiare ndërkombëtare apo të sipërmarrjes private për infrastrukturën u kthyen në para të grabitura prej asaj vetë, unë pikërisht sot dua t’u them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vazhdon dhe do të vazhdojë në sektorin e infrastrukturës dhe në sektorin energjetik të vendit tonë nuk e solli koha, nuk e sollën as thjesht paratë”.
Rama shtoi se, “para janë harxhuar plot edhe më parë për ato rrugët e lëna rrugëve. Nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përpos votës së tyre për këtë parti, për qeverinë e kësaj partie, ku bën pjesë edhe Belinda Balluku si anëtare e Kryesisë së PS-së, si një ndër njerëzit tanë më të votuar dhe më të mbështetur nga zgjedhësit, e cila për 6 vjet me radhë drejtoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke punuar pa orar, duke luftuar pa rezervë për të realizuar në afat dhe në cilësi objektivat ambiciozë të programit tonë qeverisës mes 1001 vështirësish në këta dy sektorë që e kanë vuajtur gjatë prapambetjen historike për shumë arsye”.
Rama: Hekurudha Durrës-Tiranë nis operimin në fillim të vitit të ardhshëm - Elektrifikim sipas standardeve të BE
Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot gjatë takimit me grupin e parlamentar të PS se qeveria ka një plan të qartë dhe......
Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive - Kategoritë përfituese nga reduktimi i kamatës deri në 100%
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat......
Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia e Kuvendit,......
Manja për imunitetin e Ballukut: Nuk ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin
Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi sot raportin në kuadër të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme......
Porti i Durrësit, përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 5’100 ton mallra
Autoriteti Portual Durrës njoftoi se ditën e hënë ka nisur përpunimi i 7 anijeve me rreth 5,100 tonë mallra dhe 2,460 njësi konteinerike në kalatat......
Standardet e BE-së për sigurinë ushqimore, diskutim me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit
Standardizimi i prodhimit dhe forcimi i sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit mbeten hapa kyç për përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropianë dhe për......
PS vendos sot për imunitetin e Ballukut - Rama flet në mbledhjen e grupit
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mbledhë sot grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve pritet që të jetë raporti i pesë anëtarëve të PS-së......
Nga formimi profesional, te sipërmarrja - AKPA: Mbi 13 mijë gra të punësuara gjatë 2025-ës
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se vijon të mbështesë fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave në Shqipëri përmes programeve konkrete......


