Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend.
Në fjalën e tij para grupit të Partisë Socialiste, Rama vlerësoi arritjet e sektorit të aviacionit shqiptar, duke theksuar se aksesibiliteti i qytetarëve në fluturime është rritur nga 13% në vitin 2019 në 34% sot.
“Liberalizimi i tregut ajror ka sjellë operatorë të rinj, ka ulur çmimet e biletave dhe ka rritur numrin e fluturimeve, duke e bërë Tiranën pikën kyçe të aviacionit rajonal”, tha Kryeministri. Ai kujtoi kohën kur biletat për fluturimet nga Shqipëria ishin ndër më të shtrenjtat në Europë, duke nënvizuar se sot Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kapacitetin më të madh në Ballkanin Perëndimor, tejkalojnd aeroportin rajonal të Beogradit.
“Aeroporti i Tiranës ofron 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar 11,6 milionë pasagjerë në 2025, një rritje prej 247% krahasuar me vitin 2019”, tha Rama.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Ai do të shërbejë jo vetëm për fluturimet transoqeanike, por edhe për operacione të reja të biznesit në aviacion, përfshirë kargon dhe mirëmbajtjen e avionëve, sipas marrëveshjeve të nënshkruara me partnerët ndërkombëtarë.
“Për herë të parë, Aeroporti i Vlorës nuk është thjesht një premtim, por një projekt konkret dhe i gatshëm për t’u shfrytëzuar maksimalisht”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
Rama nënvizoi se, qeveria shqiptare synon të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve aeroportuale dhe të përmirësojë lidhjet ajrore ndërkombëtare, duke i bërë Shqipërinë një pikë referimi të rëndësishme të aviacionit në rajon.
Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj......
Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të......
Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së
Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të......
93.75 mln lekë për rrëshqitjen e Librazhd-Prrenjas/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rrugën alternative
Sistemimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd - Prrenjas do të kushtojë 93.750.000 lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit......
Rama: Balluku do të vazhdojë drejtuese politike e PS në qarkun Fier
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Belinda Balluku do të......
Rama: Hekurudha Durrës-Tiranë nis operimin në fillim të vitit të ardhshëm - Elektrifikim sipas standardeve të BE
Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot gjatë takimit me grupin e parlamentar të PS se qeveria ka një plan të qartë dhe......
Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive - Kategoritë përfituese nga reduktimi i kamatës deri në 100%
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat......
Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia e Kuvendit,......


