Shqipëria Postuar më 11 Shtator 2025, 11:41

Rama: 3 majat që duhet të kapim deri në fund të mandatit!

Nga Scan TV

Rama: 3 majat që duhet të kapim deri në fund të mandatit!

Kryesocialisti Rama u shpreh gjithashtu gjatë fjalës së tij se 3 majat që duhet të kapim deri ne fund te mandatit janë ndryshohemi i Kushtetutës, ndryshimi i numrit të deputeteve nga 140 ne 101 si dhe godina e re për Kuvendin.

“Duhet të kërkojmë tek vetja një domosdoshmëri të brendshme për ta parë çdo gjë që kemi bërë me një sy tjetër, syrin e atij që  e kanë ngarkuar për të bërë si duhet një punë të mirë që e ka bërë në mënyrë jo të kënaqshëm nga dikush tjetër.  Na duhet një vullnet i ri për të nxjerrë nga vetja diçka të re. Na duhet një qasje e re ndaj probleme të vjetra dhe ndaj sfidave të reja. Një forcë kompakte që funksionon si një skuadër kampione. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, në parlament, qeveri, bashki,” shtoi ai.

“Programi ynë qeverisës nuk ka qenë asnjëherë më konkret. Misioni jonë për tu bashkuar më Evropën nuk ka qenë asnjëherë më i qartë. Të mbyllim negociatat për anëtarësim në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të këtij mandati ratifikimit në 27 parlamente të vendeve anëtare për ratifikimin e vendimit për anëtarësim dhe të ngremë flamurin e Ismail Qemalit në fund të këtij mandati në BE. Këto janë tre majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e lindjes së saj të familjes së saj. Por kapja  e këtyre majave nuk është shkruar as nga fati as nga zoti.  Por do ndodhë nga mundi dhe durimi  i 400 e kusur njerëzve që janë në këtë sallë,” u shpreh Kryeministri.

Kurrë majat nuk kanë qenë qartësisht si sot. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi e bën pjesën e tij të luanit. Na e dhanë ne, fuqinë përfaqësuese të madhe ndonjëherë, që kur u nisëm nga 2013. Me forcën e re të një shembulli kuptimplotë, që duhet të tërheq mbrapa, jo vetëm një popull të tërë, por një amanet shekullor 53 nga 83 anëtarët dhe anëtaret e grupit të ri parlamentar, hyjnë për herë të parë. Ne kemi më shumë deputet e deputete të reja që hyjnë për herë të parë, nga e gjithë trupa madhështore e humbësve”, tha Rama.

"Elisa, Niko, Taulanti së bashku me Majlindën dhe Adean, kishin gjatë verës detyrën e hartimit të një projekti, për ndërtimin e Komisioneve të reja parlamentare. Të gjitha në funksion për anëtarësimin në BE. Ata kanë studiuar skemat e organizimit parlamentar në një sërë vendesh të BE. Në më shumë se 3 dekada, gati 3 dekada nga miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, na duhet një cilët i ri riorganizimi për disa institucione të rëndësishme, edhe për Kuvendin e Shqipërisë. E para gjë, si rrallë gjë, që gjen dakord çdo Shqiptar, është tepria e numrit të Deputetëve. Zbritja e deputetëve në të paktën 101, do të kishte vetëm impakt pozitiv. Së dyti Kuvendi i Shqipërisë, miraton e nxjerr ligje, por nuk e ka ende ligjin e vet, nuk e ka pavarësinë financiare, Kuvendi i Shqipërisë është pa Shtëpi”, tha Kryeministri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat