“Radar” mbi çmimet e mallrave të shportës për festat e fundvitit - Autoriteti i Konkurrencës, synim parandalimi i rritjes së pajustifikuar

Autoriteti i Konkurrencës po vijon prej 2 ditësh monitorimin në tregun e mallrave të shportës, i cili do të zgjasë deri më 15 janar, duke u përqendruar veçanërisht në periudhën e festave të fundvitit. Qëllimi i këtij monitorimi është të shqyrtojë ecurinë e çmimeve dhe sjelljen e bizneseve përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe shitjes, për të parandaluar çdo rritje të çmimeve pa arsye, që mund të vijë si pasojë e koordinimit të tregtimit ose marrëveshjeve të ndaluara mes distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve.
Ky proces përfshin mallrat bazë të shportës së konsumatorit, si makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe pije joalkolike.
Autoriteti thekson se çdo marrëveshje ose praktikë e koordinuar që çon në shtrembërimin e konkurrencës, sidomos përmes rritjes së çmimeve ndaj konsumatorëve, përbën shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe do të trajtohet me seriozitet maksimal.
Në këtë kontekst, Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje të gjitha bizneseve që operojnë në këto tregje të respektojnë rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të shmangin çdo sjellje që mund të dëmtojë funksionimin normal të tregut.
Monitorimi do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme, dhe publiku do të njoftohet për çdo gjetje ose masë që mund të merret pas përfundimit të tij.
Lidhja e re Shqipëri- Mali i Zi drejt përfundimit - Përshpejtohen punimet në aksin Shirokë-Zogaj, 6.5 km
Po shkojnë drejt përmbylljes punimet për ndërtimin e rrugës panoramike të Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë......
Janar- Nëntor, rreth 1.5 milionë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Trashëgimia, rritje e vizitueshmërisë prej 53%
Sitet kulturore të vendit janë vizituar nga rret 1,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj nq 9 muaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja......
Diaspora e arsimuar shkon në SHBA / Pothuajse një e treta me shkollim të lartë, Gjermania dhe Britania vijojnë trendin
Emigrimi ka qenë dhe vijon të mbetet një fenomen i pandashëm nga historia e Shqipërisë. Valët e para të emigracionit shqiptar u drejtuan kryesisht drejt......
Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, duke përqendruar numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë dhe......
Sa diasporë ka Shqipëria? Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica të rinj dhe në moshë pune
Emigracioni shqiptar vijon të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe socio-ekonomike për vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt si në......
Sistem i ri inteligjent i sigurisë në Shqipëri - Kryeministri Rama: “Sy magjik” që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
Qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me Arabinë Saudite për sistemin e ri inteligjent të sigurisë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se tashmë......
Paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë - Vendimi i fundit i qeverisë përfshin 307,850 punonjës
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës minimale mujore nga 40,000 lekë, në 50,000 lekë. Ky vendim përfshin 307,850 punonjës të......
Viti 2025, i pafavorshëm për titujt qeveritarë - Yield-e të larta në fillim, por rënie e interesit për investitorët drejt fundit të vitit
Viti 2025 nuk ka qenë shumë i favorshëm për investimin në tituj qeveritarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, norma mesatare e interesit për bonot......





