Qytetarët paguan 47 milionë euro taksë pasurie/ 5-mujori, rriten të ardhurat për bashkitë. Së shpejti taksim mbi vlerën e tregut

Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht problematikave në mbledhjen e saj dhe aplikimit në bazë të çmimeve të referencës, përveç Tiranës, ku mblidhet sipas vlerës së tregut që kanë ndërtesat.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar afro 4.7 miliardë lekë apo 47 milionë euro, me një rritje progresive nga viti në vit, duke bërë që të arrihet shifra më e lartë e dekadës së fundit për këtë periudhë. Në raport me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar.
Krahasuar me periudhën janar-maj 2024, taksa mbi ndërtesat që ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, rezulton të jetë me rritje me rreth 1.4 miliardë lekë apo afro 14 milionë euro.
Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer stokun e detyrimeve të prapambetura, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i saj sipas vlerës së tregut.
Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare si Vlora dhe njësitë e tjera të mëdha si Elbasani.
Nga ana tjetër së fundi është hedhur për konsultim edhe projektligji “Për taksën mbi pasuritë e paluajtshme sipas të cili të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi, ambiente komerciale, apo toka.
Referuar projektligjit të ri të Ministrisë së Financave, njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’ do të taksohen 0.1% - 0.2%; ndërtesat për veprimtari ekonomike 0.15 % -0.25%; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë bujqësore-blegtorale dhe tokë pyjore 0.05 %- 0.15 %; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë truall’ dhe ‘tokë me përdorime të tjera’ 0,075% - 0,175%. Ndërsa për banesën e parë parashikohet zbritje deri në 50 % të vlerës së taksueshme, si dhe do të përjashtohen nga detyrimi për pagesën e saj një sërë kategorish, duke nisur nga grupet vulnerabël deri tek resortet me 4-5 yje që mbajnë emra të markave ndërkombëtare.
Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm valutat kryesore
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa po ndjek një trend pozitiv përgjatë......
“Kompanitë po mashtrojnë klientët” - Trump kërkon hetim për mos uljen e çmimit të karburantit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për mos uljen e çmimeve të karburantit në......
Sulmet kibernetike, AKSK merr rol hetimor - Grup i ri inteligjence me SHISH, ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme
Siguria kibernetike pritet të bëhet pjesë e sigurisë kombëtare. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sigurinë kibernetike” parashikon......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Synohet zvogëlimi i dominimit të SHBA-së në pagesa
Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare i Parlamentit Europian miratoi euron digjitale, ndërsa BE-ja kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga sistemet e......
Çmimet e karburantit u rritën ndjeshëm në BE - Me 20.7% në maj për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transportin personal në Bashkimin Evropian u rritën me 20.7% në maj 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit......
Janar-Maj, mbi 193 mijë pasagjerë në Portin e Durrësit - APD: Të gjitha strukturat që operojnë në port, në gatishmëri për sezonin veror
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, në Terminalin e Trageteve janë përpunuar gjithsej 193.428 pasagjerë,......
BE, reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 - Synohet zhbllokimi i miliarda eurove në investime
Bashkimi Evropian do të propozojë legjislacion të ri për të reformuar sektorin bankar, me qëllim rrëzimin e barrierave financiare brenda bllokut dhe......
Mbi 1,600 biznese të reja të regjistruara në maj - QKB: Shërbimet digjitale, në fokus të sipërmarrjeve
Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar 14 mijë e 897 aplikime online gjatë muajit maj, ndërsa shërbimet më të përdorura kanë qenë ato që lidhen me......



