Shqipëria Postuar më 1 Maj 2026, 10:14

Qytetarët nuk pritën rivlerësimin, bum shitjesh në 2025-ën - Kalimi i pronësisë, shqiptarët paguan 20 milionë euro më shumë

Nga Elisabeta Dosku

Qytetarët nuk pritën rivlerësimin, bum shitjesh në

Tregu i pronave është përballur me çmime në rritje të vazhdueshme gjatë vitit që lamë pas, por nga ana tjetër, edhe në pritje të procesit të rivlerësimit, i cili hyri në fuqi gjatë 2026-ës.

Por pavarësisht ngërçit të rivlerësimit dhe rritjes së përgjithshme të çmimit  të pronave, kryesisht në kryeqytet dhe bregdet, vihet re një rritje e vlerës së transaksioneve të kryera dhe si rrjedhim edhe e tatimit të paguar nga ana e qytetarëve shqiptarë për kalimin e pronësisë.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregojnë se të ardhurat e vjelura nga tatimi mbi shitjen  e pasurisë së paluajtshme përgjatë viti 2025 regjistrohen në rreth 7.5 miliardë lekë apo 75 milionë euro, dhe në raport me vitin 2024 ka një rritje me 36 % apo afro 20 milionë euro.

Mesa duket, qytetarët janë treguar të “pa duruar” për të pritur procesin e rivlerësimit me 5 %, i cili edhe pse pritej të hynë të fuqi vitin e kaluar u shty dhe nisi nga zbatimi në muajin shkurt të këtij viti.

Nga ana tjetër, rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet, i cili mban edhe peshën më të lartë të transaksioneve, ka bërë që të thellohet diferenca midis vlerës së blerë të pronës dhe asaj të shitur, kryesisht për pronat e vjetra,  dhe si rrjedhim tatimi të jetë më i lartë.

Sipas ligjit në fuqi për tatimi mbi të ardhurat,  fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore, tatohet me normën 15% .

Pra e thënë ndryshe qytetarët shqiptarë për çdo shitje të një banese, ambienti komercial apo pasurie të paluajtshme tokë, kanë paguar tatim 15 për qind, të diferencës ndërmjet vlerës në blerje të pasurisë dhe vlerës së saj në shitje, apo çmimit referencë apo çmimit real në shitje.

Nëse një apartament është blerë apo rivlerësuar më herët në vlerën 50 mijë euro dhe shitet në vlerën 100 mijë euro, shitësi paguan 15 për qind të diferencës prej 50 mijë euro, apo 7500 mijë euro. 

Ndërsa aktualisht është në fuqi ligji për rivlerësimin e pronave, ku qytetarët paguajnë me 5 % të diferencës midis vlerës së blerë dhe vlerës së re të rivlerësuar, çka u mundëson atyre që në rast të shitjes të paguajnë tatim shumë të ulët.

Sipas Ministrisë së Financave, deri më tani janë regjistruar 9500 aplikime për rilverësimin e pronave dhe janë arkëtuar 30 milionë euro të ardhura.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat