Qumështi, më i shtrenjtë në Shqipëri se në BE - Në Janar, çmimi mesatar për një litër në vendin tonë ishte 155.7 lekë
Inflacioni i përgjithshëm për muajin Shkurt rezultoi 1.9%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT. Një nga kategoritë që ka shënuar rritjen më të lartë është ajo e produkteve "Qumësht, djathë dhe vezë", e cila renditet ndër sektorët kryesorë mes grupit të ushqimeve me një normë inflacioni prej 2.8%.
Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo kategori ka shënuar një rënie prej 2.1 pikë përqindje, pasi në shkurt të vitit 2023 inflacioni për këtë grup produktesh ishte 4.9%.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi i qumështit në vendet e Bashkimit Europian ka pësuar një rritje të ndjeshme. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, çmimet e qumështit në BE u rritën mesatarisht me 15.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Irlandë (+43.7%), Lituani (+33.2%), Belgjikë (+30.8%) dhe Suedi.
Por si ka qenë trendi në Shqipëri?
Të dhënat tregojnë se edhe në vendin tonë çmimi i qumështit ka pësuar ndryshime gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024. Në tetor, një litër qumësht kushtonte 156.2 lekë, në nëntor çmimi u rrit lehtë në 156.4 lekë, ndërsa në dhjetor ra në 155.9 lekë. Nga ana tjetër, nëse i referohemi sërish listës së çmimive nga INSTAT, një litër qumësht në Janar të këtij viti kushtontë rreth 155.7 lekë.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimit të qumështit në Europë, ai vijon të mbetet më i ulët se në Shqipëri. Për tremujorin e fundit të vitit 2024, çmimi mesatar i qumështit në vendet e BE-së ishte rreth 0.53 euro për litër, ekuivalent me rreth 53.3 lekë, që është dukshëm më i ulët se çmimi në tregun shqiptar.
Sondazh

Si do të ndikojnë tarifat e Trump mbi evropianët? - Analiza/ Lufta tregtare do të dëmtojë ekonominë dhe konsumatorët
Spektri i një lufte tregtare transatlantike shfaqet përsëri mbi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Më 12 mars, SHBA aplikoi një tarifë prej 25% për......

Paradoksi i punësimit në Shqipëri/ Papunësia e të rinjve në rritje, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore
Treguesit e punësimit duket se kanë vijuar me përmirësime përgjatë vitit 2024, në krahasim me vitet më parë. Shifrat zyrtare tregojnë se përgjatë tremujorit......

Mbi 41 mijë individë nuk deklaruan të ardhurat - DIVA/ 140 mijë të punësuar, detyrim për dorëzimin e deklaratës deri më 31 mars
Mbi 41 mijë individë nuk kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave për vitin 2023, çka reflektohet në të ardhurat në buxhet në vitin......

“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera
Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224......

BQE paralajmëron: Priten goditje të rënda ekonomike nga luftërat tregtare të Trump!
Një luftë tregtare në shkallë të gjerë e shkaktuar nga kërcënimet e përshkallëzuara të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t'i jepte një......

Ari arrin një moment të ri historik! - Kap vlerën e 3 mijë dollarë për ons
Çmimet e arit arritën një nivel të ri, me çmimet e arit në Comex që u rritën me 1.5%, duke tejkaluar shkurtimisht një moment historik të ri prej 3,000......