Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve

Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por edhe të mund të eksportohen sa më shpejt.
Në një intervistë për SCAN TV, Zv.Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, shprehet se aktualisht ka përfunduar faza e parë e kategorizimit për 253 subjekte.
“Është një përmbledhje e të gjithë situatës aktuale dhe një pikëzim sipas kategorive që ata plotësojnë në lidhje me kriteret, kushtet e operatorëve të biznesit ushqimor. Siç janë standardet e higjienës, apo dhe elementë të tjerë siç është HAÇP-ja, apo çështje infrastrukturore. Dhe, tek bëhet ky kategorizim, operatorëve të biznesit ushqimor gjithashtu iu lihen detyra të qarta, dhe afate kohore të caktuara për përmbushjen e këtyre detyrimeve, të cilat ata duhet t'i arrijnë për të arritur objektivat dhe për të kaluar në një kategori të mësipërme, apo dhe për ta, për t'u kategorizuar si OBU ose operatorë të biznesit ushqimor që i plotësojnë kriteret. Patjetër që është shumë i nevojshëm kategorizimi, jo vetëm se është një panoramë dhe një situatë reale, për vlerësimin e sektorit, dhe në këtë mënyre ne mund të bëjmë një plan veprimi më pas për të shkuar të gjithë së bashku drejt përmbushjes së këtyre standardeve, pra për të zbatuar detyrimet ligjore”.
Sipas Zv.Ministres, ky proces do të ndikojë jo vetëm në rritjen e sigurisë ushqimore, por edhe në hapjen e dritës jeshile të eksporteve për produktet e bulmetit.
“Puna deri tani vijon. Për shembull, neve jemi shumë afër hapjes së eksportit të vezës, kategorisë A, ose vezës së tavolinës, vezës shqiptare. Kështu do të vijohet dhe me qumështin, mishin, jo vetëm për të garantuar konsumatorin vendas, por sigurisht dhe për të pasur akses në tregjet europiane.”
Aktualisht, Shqipëria nuk eksporton produkte shtazore për shkak se nuk plotëson standardet e Bashkimit Europian.
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......
29.3 mln euro nga shitja e energjisë/ Janar-prill, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon dhjetra procedura
4-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë, duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa......
A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale
Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën......
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë......
Tokat bujqësore, cilat mund të shiten dhe cilat jo? - Kritere të forta për blerësit, rezidencë në Shqipëri dhe 3 vite biznes në bujqësi
Të huajt do të kenë të drejtën të blejnë tokat bujqësore në Shqipëri si ato të cilat konsiderohen si toka shtet, por dhe ato që disponohen me dokumentacion......
Pagat mesatare bruto në të gjithë Evropën - Raporti i OECD për 27 vende: Kryeson Zvicra me 107,487 euro. Turqia 18,590 euro
Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën dhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por, ndarja midis vendeve me pagat......
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve: Nafta 198 lekë/litër. Benzina 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e radhës për çmimet tavan të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi më 15 maj 2026, ora......


