QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një e treta e shtretërve

Autonomia spitalore ka sjellë një dinamikë të ndryshme në përdorimin e kapaciteteve shëndetësore, por të dhënat tregojnë se diferencat mes spitaleve universitare dhe atyre rajonale mbeten të konsiderueshme. Sipas një raporti monitorimi të “Together for Life”, gjatë vitit 2024, norma mesatare e shfrytëzimit të shtretërve në spitalet universitare arriti në 81.68%, ndërsa në ato rajonale ishte 35.87%.
QSUT regjistroi nivelin më të lartë, me një normë që luhatet nga 81 në 86.5%, duke reflektuar kërkesën e lartë për shërbime të specializuara. Në Spitalin Memorial të Fierit, shfrytëzimi i shtretërve u rrit nga 61.8% në mbi 71%, ndërsa në Spitalin Rajonal të Vlorës qëndroi në rreth 40–42%.
Nivele më të ulëta u regjistruan në Shkodër dhe Lezhë. Në Shkodër, ku u përdor 30.22% e kapacitetit të shtretërve, ndërsa numri i shtrimeve arriti në 12,855, ose 55.9% e objektivit vjetor. Në Lezhë, norma e shfrytëzimit ishte 33.7%, me 5,475 pacientë të shtruar. Në të dyja spitalet, ndërkohë, aktiviteti diagnostik dhe kirurgjikal tejkaloi pritshmëritë. Shkodra realizoi 8,974 ekzaminime me skaner, ose 63.2% më shumë se objektivi, ndërsa në Lezhë ndërhyrjet kirurgjikale e tejkaluan planin me 31.4%. Raporti evidenton gjithashtu një peshë të lartë të urgjencave në aktivitetin spitalor. Në Lezhë, 80.6% e shtrimeve erdhën përmes urgjencës, ndërsa në Shkodër kjo përqindje arriti në 71.4%.
Të dhënat tregojnë se spitalet rajonale po përballojnë një volum në rritje të konsultave, analizave dhe ekzaminimeve diagnostikuese, por një pjesë e kapaciteteve të shtrimit vijon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipas raportit, një shpërndarje më e ekuilibruar e pacientëve dhe fuqizimi i shërbimeve rajonale do të ndihmonin në uljen e presionit ndaj QSUT-së dhe në përdorimin më efikas të kapaciteteve ekzistuese.
8 vatra zjarri aktive në vend/ Puka dhe Mirdita, më të rrezikuarat
Flakët vijojnë të mbajnë në alarm disa zona të vendit. Situata më e vështirë gjatë orëve të fundit është regjistruar në Pukë dhe Mirditë, ku zjarret kanë......
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht/ Qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime
Pogradeci një nga qytetet më piktoreske në Shqipërinë juglindore, i vendosur buzë Liqenit të Ohrit, ka qënë një nga destinacionet e preferuara gjatë muajit......
659 aplikime për patenta në Shqipëri/ Vetëm 11 kërkesa kombëtare, regjistrohen 7 prej tyre
Gjatë vitit 2025, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) u regjistruan 659 aplikime për patenta, por vetëm një pjesë shumë e vogël......
KESH, 3.38 mln euro energji për fundin e Gushtit/ Temperaturat rrisin kërkesën, çmimi mesatar gati 132 euro/mWh
Teksa temperatuart e larta kanë rritur kërkesën për energji, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar një blerje për periudhën 22–30 gusht 2026, me......
Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/ 31 Tetor 2026, afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë në marrëdhënie pune, se duhet të sigurohen që të dhënat e punëtorëve të......
“Reformat në energji japin rezultate konkrete” - Karakaçi: Shqipëria përmbush detyrimet për 600 MW kapacitete të reja
Reformat në sektorin e energjisë dhe masat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian kanë sjellë rezultate konkrete gjatë periudhës 1 janar–30......
Pasuritë shtetërore, në verifikim - Objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore
Objektet shtetërore të ndërtuara, apo krijuara më shumë se 70 vjet më parë do të futen në proces verifikimi për të përcaktuar nëse kanë interes kulturor. Një......
Më shumë agrume në Shqipëri/ Prodhimi ka ndjekur një trend rritës 5 vitet e fundit
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat për periudhën 2021–2025 tregojnë se prodhimi I......

