QKB: Pasqyrat financiare deri më 31 korrik - Cilët janë bizneset që duhet të dorëzojnë raportet?

Bizneset shqiptare dhe të huaja kanë afat deri më 31 korrik 2026 për të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare dhe raportet përkatëse për vitin 2025.
Sipas njoftimit të QKB-së, aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, duke shmangur paraqitjen fizike të subjekteve pranë sporteleve.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë, si dhe raportin e auditimit, në rastet kur ky i fundit kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Detyrimi për raportimin dhe depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 u takon subjekteve që kanë përgjegjësi tatimore për tatimin mbi fitimin korporativ ose për tatimin mbi të ardhurat personale biznesore.
Në këtë kategori përfshihen subjektet që realizojnë një qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë.
Qendra Kombëtare e Biznesit u bën thirrje bizneseve që të përfundojnë procedurat brenda afatit ligjor dhe të mos e lënë aplikimin për ditët e fundit, për të shmangur problematikat e mundshme teknike apo mangësitë në dokumentacion. Mosrespektimi i afatit të 31 korrikut sjell masa administrative dhe penalitete, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
Për këtë arsye, subjektet duhet të verifikojnë paraprakisht dokumentacionin dhe të sigurohen se pasqyrat financiare dhe raportet janë ngarkuar në mënyrë të plotë dhe të saktë në portalin e-Albania.
Rekord mjalti, por pas shifrave fshihet një rënie/ Shtohet prodhimi, dobësohet produktiviteti i koshereve
Prodhimi i mjaltit në Shqipëri arriti nivelin më të lartë të regjistruar në dy dekadat e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 u prodhuan......
Mbi 1 mijë aplikime për “Grant 2026” - Rritet interesi për startup-et dhe inovacionin në të gjithë Shqipërinë
Programi “Grant 2026” ka regjistruar mbi 1 mijë aplikime nga të gjitha qarqet e vendit, duke reflektuar rritjen e interesit për sipërmarrjen inovative dhe......
Profesionistët fitojnë terren në tregun e punës/ Rritet përfaqësimi i menaxherëve, bie pesha e punonjësve të bujqësisë
Tregu i punës në Shqipëri pësoi ndryshime gjatë vitit 2025, duke treguar një zhvendosje graduale të punësimit drejt profesioneve me kualifikim më të lartë.......
Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm në raport me javën që lamë pas me 81.6......
BE blen sasi rekord gazi nga Rusia në 2026 - Europa merr të gjithë prodhimin e impiantit “Yamal” në Arktik
Europa ka importuar më shumë së kurrë më parë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia, në gjysmën e parë të këtij viti, duke përthithur pothuajse të gjithë......
Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë - 79% e zënë ndërtesat, transaksionet “mbajnë” vetëm 8%
Bashkitë kanë mbledhur nga taksa mbi pasurinë afro 8.1 miliardë lekë apo rreth 81 milionë euro vitin që lamë pas, duke përbërë rreth 18% të totalit të të......
OSSH synon furnizim më të sigurt me energji - Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave transformuese dhe......
Çmimi i naftës rritet me 4% - Sulmet e reja ushtarake kërcënojnë transportin në Hormuz
Çmimet e naftës u rritën me mbi 4% të hënën, ndërsa dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit mbetën nën kërcënim, me SHBA-në dhe Iranin që njoftuan sulme të......

