Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2025, 12:51

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!

Nga Edel Strazimiri

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit dhe për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse.

Në vitin 2024, u dorëzuan 28,200 bilance në afat, në vitin 2023 ishin 26 mijë bilance të dorëzuara në afat, ndërsa në vitin 2022 u dorëzuan 20,700 bilance në afat.

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së. Sipas QKB-së, dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim, por një hap drejt transparencës dhe formalizimit të aktivitetit.

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor! QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor! QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat