Qiratë dhe pagat “furnizojnë” buxhetin - 476 milionë euro në 6 muaj, u arkëtuan 63 milionë euro mbi planin

Gjysma e parë e vitit është mbyllur me ecuri teje pozitive për financat publike pothuajse në të gjithë zërat e të të ardhurave. Ndërkohë që taksimi i punës, është një ndër zërat me peshën më të rëndësishme dhe me rritje të ndjeshme në raport me nj vit më parë, duke reflektuar ndryshime të dukshme në treg, në nivelin e pagave dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, qytetarët shqiptarë kanë kontribuar me rreth 47.6 miliardë lekë ose afërsisht 476 milionë euro, në buxhetin e shtetit nga pagat dhe të ardhurat e tjera, përfshirë ato nga qiratë afatgjata dhe platformat e akomodimit si “Airbnb” dhe “Booking”.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky zë janë rritur me 6.8 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 15.4% më shumë se plani për gjashtëmujorin 2026.
Sipas administratës tatimore, kjo rritje lidhet ngushtë me përmirësimin e formalizimit në ekonomi dhe rritjen e deklarimit të të ardhurave. Fushatat kundër informalitetit, veçanërisht ato që synuan nën-deklarimin e pagave gjatë vitit 2025, duket se kanë ndikuar në ndryshimin e sjelljes së bizneseve.
Po ashtu, vendosja e pagave referencë në sektorë me nivel të lartë informaliteti, si turizmi, ndërtimi dhe shëndetësia, ka sjellë rritje të pagave të deklaruara dhe, për rrjedhojë, edhe të detyrimeve tatimore. Ndikim kanë pasur edhe rritjet e pagave në administratën publike gjatë dy viteve të fundit, si dhe rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë.
Një tjetër faktor që ka kontribuar është zgjerimi i tregut të qirave, sidomos atyre afatshkurtra të lidhura me zhvillimin e turizmit. Shtimi i pronave të listuara në platformat online ka rritur të ardhurat e individëve dhe njëkohësisht edhe nivelin e tatimit të paguar. Gjatë këtij viti administrata tatimore identifikoi të gjithë tatimpaguesit e listuar në AirBnB të cilëve u dërgoi dhe një shkresë ku u kërkonte që të deklaronin të ardhurat e tyre. Tatimi që duhet të bëjnë individët mbi këto të ardhura është 15 për qind dhe po aq aplikohet mbi qiratë afatgjatë.Në totalin e arkëtimeve nga TAP përfshihen edhe të ardhurat nga interesat bankare.
20 mld euro kursime nga energjia diellore - Evropa bën llogaritë pas shtrenjtimit të lëndëve djegëse fosile
Energjia diellore po e mbron Evropën nga kostot e importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa lufta kundër Iranit vazhdon të mbajë çmimet e naftës dhe gazit......
Tregu global i vajit të ullirit po stabilizohet - Konsumatorët në SHBA po e preferojnë gjithmonë e më shumë
Kompania më e madhe në botë e vajit të ullirit, spanjollja Deoleo, thotë se periudha e paqëndrueshmërisë shumë të lartë i ka lënë, pa dyshim, vendin kushteve......
“Siguria globale e energjisë, në rrezik” - Kreu i IEA kërkon hapjen brenda pak javësh të Hormuzit
Nëse SHBA-të dhe Irani nuk e rrisin së shpejti naftën që rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit, bota duhet të shqetësohet për sigurinë energjetike, tha......
Treguesit fiskalë janar-qershor 2026, MF: Të ardhurat 410.6 miliardë lekë, shpenzimet 357.8 miliardë lekë
Ministria e Financave ka publikuar treguesit paraprakë fiskale të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të ardhurat totale të......
20 shkolla në projektin smart city - Rama: Projekt që transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend
20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me 600 kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ Kuvendi miraton kredinë prej 11,620 milionë euro nga BERZH
Kuvendi ka ratifikuar huanë prej 11,620 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që do të përdoret për elektrifikimin e linjës......
Tkurret tregu i institucioneve financiare jobanka - BSH: Përthithja e një prej subjekteve të kreditimit nga një bankë ndryshoi ecurinë
Tregu i institucioneve financiare jobanka është tkurrur gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e kalimit të një prej kompanive më të mëdha të kreditimit në......
14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të përballueshme për studentët
14 godina të Qytetit Studenti do i nënshtrohen rikonstruksionit, me qëllim modernizimin e kushteve për të rinjtë të cilët zgjedhin të akomodohen në......

