Qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara - Të ardhurat u rritën me 48.2% në 9-mujorin e vitit 2025

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arritën në 162.2 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2025, me një rritje prej 48.2%kundrejt se njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Refrruar këtyre shifrave, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka përmirësuar më tej performancën e saj financiare dhe mirëmenaxhimin e pasurive në administrim, duke shënuar një rezultat rekord sa i përket të ardhurave nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Muaji Shtator ka rezultuar me të ardhurat më të larta për Agjencinë, që arritën në 22.4 milionë lekë, nga 15 milionë lekë në Shtatorin e vitit të kaluar, një rritje prej pothuajse 49%.
Kjo rritje e fortë tregon se strategjitë e reja për vënien në përdorim të pasurive janë duke dhënë efekt të menjëhershëm, ndërsa gjithnjë e më shumë prona po gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme për buxhetin e agjencisë, përmes të cilit mbështeten më tej agjencitë ligjzbatuese.
Në krahasim me vitin 2024, të ardhurat e këtij viti janë rreth 53 milionë lekë më të larta, duke reflektuar një performancë më të mirë në pothuajse çdo muaj, veçanërisht gjatë marsit, korrikut dhe shtatorit, periudha në të cilat janë formalizuar një numër i lartë kontratash të reja qiraje.
Nëse ky trend vijon, të ardhurat totale për vitin 2025 pritet të tejkalojnë nivelin prej 200 milionë lekësh, duke vendosur një standard të ri në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
AAPSK, përveç rritjes së të ardhurave, ka si prioritet përdorimin social të pasurive të konfiskuara, përmes projekteve në bashkëpunim me bashkitë dhe organizatat sociale, si pjesë e politikës për rikthimin e vlerës së pasurive në shërbim të komunitetit.
“Rritja e të ardhurave nuk është vetëm tregues financiar, por edhe dëshmi e një administrimi më të drejtë dhe më transparent të pasurive që i kthehen shoqërisë,” bën me dije AAPSK.
Sistemet tatimore në Evropë - Franca, me performancën më të dobët. Kryesojnë vendet baltike
Të ardhurat nga taksat luajnë një rol jetik në financimin e shërbimeve publike. Sipas Eurostat, në vitin 2023 raporti i përgjithshëm midis taksave dhe......
Ku po i investojnë bankat miliardat? Huadhënie rekord në tregti, ndërtim, turizëm dhe bujqësi
Në shtator 2025, kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën nivele të reja në disa sektorë kyç të ekonomisë, sipas të dhënave më të fundit të......
Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj pozitivisht duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.2 lekë në raport me javën e......
“Çipet më të avancuara, vetëm në SHBA” - Trump ndalon eksportin e tyre në shtete të tjera
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çipet më të avancuara të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë......
Grekët pensionohen të “rinj” - Mosha e daljes në pension mbetet nën mesataren evropiane
Mosha e daljes në pension në Greqi ka qenë deri më sot një nga më të ulëtat në botë. Reformat e zbatuara vitet e fundit në sistemin e sigurimeve shoqërore të......
Kompanitë gjermane “financojnë” luftën në Ukrainë - I kanë paguar 1.7 miliardë euro taksa Kremlinit që nga fillimi i konfliktit
Kompanitë gjermane kanë paguar pothuajse 1,72 miliardë euro taksa për Kremlinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, mjaftueshëm për të financuar......
Rritet deficiti tregtar në Malin e Zi - Eksportet mbulojnë vetëm 12,6% të importeve
Tregtia e jashtme totale e Malit të Zi për periudhën janar-shtator 2025 arriti në 3,69 miliardë euro, sipas të dhënave paraprake nga Administrata e......
Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin nivel të lartë në shtator të vitit 2025
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më......





