Qiradhënia e pasurive të konfiskuara - Interesi i qytetarëve sa vjen e rritet. Dyfishohen të ardhurat në tremujorin e parë
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e këtyre pronave.
Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, të ardhurat kanë arritur në rreth 50 milionë lekë në periudhën janar-mars, rreth 105% më shumë se në tremujorin e parë të 2024, ku paratë e fituara nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara ishte vetëm 24.4 milionë lekë.
Kështu, Agjencia vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi. Në vitin që lamë pas, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka mbledhur 159 milionë lekë të ardhura nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.
Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, por edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia. Këto shifra tregojnë se po bie skepticizmi që i ka shoqëruar gjithmonë qytetarët kur vjen çështja te marrja me qira e këtyre pronave, skepticizëm që buronte nga fakti se ishin prona të sekuestruara dhe konfiskuara grupeve të krimit.
Të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale të Agjencisë, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, por edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese.
Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin përfitime për komunitetin dhe për buxhetin e shtetit.
Agjencia menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta, por pa i tjetërsuar ato.
Sondazh

Gonxhja: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se bazuar në statistikat zyrtare “Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje......

BE dhe Kina, në bisedime për makinat elektrike - Shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale dhe eleminimin e tarifave
Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord të shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, në vend të tarifave të......

Rreth 1.3 mld pagesa në euro me AIPS - BSH: Në tremujorin e parë, 20% më shumë veprime përmes këtij sistemi
Tre muajt e parë të 2025 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......

Më pak ndërtime pa leje në 2024-ën - Në të gjithë vendin u verifikuan zyrtarisht 1130 objekte të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar zyrtarisht 1130 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Referuar raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo shifër......

Tarifat e automjeteve “ndëshkojnë” amerikanët - Kostot e prodhuesve në SHBA do të rriten me 108 miliardë dollarë
Një analizë e re nga Qendra për Kërkime Automobilistike ka zbuluar se tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump për automjetet, të vendosura në fillim të......

Cilat janë ndihmat financiare për ndërmarrjet? - Nga mbështetja e grave sipërmarrëse, te inovacioni. Skemat zbatohen gjatë vitit 2025
Në Fletoren Zyrtare është botuar dokumenti i autorizimit të ndihmës shtetërore “Fondi për ndërmarrjet e Mikro, të vogla dhe të mesme për vitin......

Tarifat “frenojnë” rritjen ekonomike të Kinës - Goldman Sachs ul parashikimin për vitet 2025-2026
Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs uli parashikimet e saj për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës në 4% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin......

Turizmi, ku furnizohemi për produktet kryesore? Nga kashta, te varkat. Shqipëria, në “duart” e Italisë dhe Kinës
Sezoni turistik po afron me shpejtësi dhe Shqipëria po përgatitet të furnizohet me mallra dhe shërbime të ndryshme që janë thelbësore për këtë periudhë.......