Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 20:24

Qeveria “zgjidh qesen” për komunitetet fetare, në 2026 buxheti paguan 203 milionë lekë

Nga SCAN TV

Qeveria “zgjidh qesen” për komunitetet fetare, në 2026

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një financim dyqind e tre milionë lekë, nga buxheti i vitit 2026, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare. Sipas vendimit të qeverisë financimi do të ndahet për:

Komunitetin Mysliman të Shqipërisë 57.3 milionë lekë, nga të cilat njëzet e tetë milionë për pagat e 94 punonjësve të administrates dhe njëzet e nëntë milionë për punonjësit e institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48.6 milionë lekë: njëzet e katër milionë për administratën dhe njëzet e katër milionë për punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48.6 milionë lekë: 15 milion për administratën dhe 33 milionë për punonjësit e arsimit.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 48.5 milionë lekë: 9 milionë për administratën, 28 milionë lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër dhe 11.5 milionë për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat