Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 11:49

Qeveria rrit buxhetin për bashkitë - 47.3 miliardë lekë transferta. E “pakushtëzuara” kapërcen me 6.5%

Nga Elisabeta Dosku

Qeveria rrit buxhetin për bashkitë - 47.3 miliardë lekë

Bashkitë do të kenë një buxhet afro 9% më të lartë se buxheti i pritshëm vendor për vitin 2025.

Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale përbëjnë një burim të rëndësishëm për financimin e funksioneve të pushtetit vendor. Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila shpërndahet përmes formulës, 14 miliardë lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor, dhe 5.5 miliardë lekë ose 11 % në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.

Në projektbuxhetin 2026, qeveria parashikon një rritje të transfertës së pakushtëzuar në me 1.6 miliardë lekë në raport me vitin 2025.

Ndërsa transferta e pakushtëzuar për çdo bashki në vitin 2026 do të jetë me rritje mesatare në nivelin rreth 6.5% dhe për qarqet me një rritje mesatare në nivelin rreth 4.1% krahasuar me një vit më parë.

Granti i performancës do të jetë në shumën 200 milion lekë,  me qëllim nxitjen e bashkive për të përmirësuar performancën e tyre në qeverisje, menaxhimin më të mirë të financave publike vendore dhe rritjen e transparencës.

Në projektbuxhet parashikohet që nga reforma e iniciuar nga qeveria në taksën e pasurisë do të vazhdojë të reflektohet në rritjen e të ardhurave të pushtetit vendor. Në buxhetin e vitit 2026 taksa e pasurisë është parashikuar në vlerën 10 miliardë lekë dhe krahasuar me vitin 2025, rreth 1.4 miliardë lekë më shumë të ardhura për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Financimi i huaj parashikohet  në shumën 1.5 miliardë lekë, për zbatimin e projekteve me skemë të plotë thesari nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Fokusi kryesor në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Financave do të jetë vazhdimi i zbatimit të procesit të menaxhimit financiar në nivel vendor në funksion të konsolidimit të decentralizimit fiskal të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat