Qeveria “rrëzon” amendamentin për minimumin jetik - “Nuk ka metodologji të qartë për përllogaritjen e tij”
Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e qeverisë, e cila e ka rrëzuar këtë propozim.
Qeveria argumenton se nuk ka një metodologji të qartë për përllogaritjen e minimumit jetik dhe se nuk është analizuar në detaje nëse ky nivel do të përmbushte nevojat reale.
Këshilli i Ministrave theksoi se buxheti i shtetit alokon 33% të shpenzimeve për skema sociale, një përqindje që është në përputhje me standardet e vendeve të tjera të rajonit.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e vlerësoi propozimin si të pasaktë, duke theksuar se nuk përfshin të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e sigurimeve shoqërore jashtë vendit.
Ajo gjithashtu e cilësoi të paqartë metodologjinë e përdorur për llogaritjen e minimumit jetik.
“Minimumi jetik do kishte ndikim të drejtëpërdrejt në treg. Duke nisur që nga paga minimale, do vërenim indekse që do preknin gjithë profilet e pagave. Me minimum jetik do të kuptohej kur individi mund të përpallojë kostot për të jetuar duke ndikuar dhe me indeksime në drejtime të tjera,” shprehet zoti Vjerdha.
Ndërkaq, i pyetur lidhur me këtë çështje, Kolindo Vjerdha nga “Qëndresa Qytetare” dha mendimin e për caktimin e minimumit jetik.
Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët depozozituan këtë amendament në Kuvend, theksuan se Shqipëria është i vetmi vend pa një minimum jetik, i cili do të sigurojë të ardhura për blerjen e ushqimeve dhe shërbimeve minimale për qytetarët.
Sondazh

Bie me 0.4 pikë besimi në ekonomi - BSH: Në “krizë” aktiviteti i bizneseve në sektorin e shërbimeve dhe industrisë
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rënie u përcaktua......

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit - Në pak orë u shpërndanë mbi 19 mijë bonuse
Mëngjesin e kësaj të hëne, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit. Sipas të dhënave, deri pranë mesditës shpërblimet janë tërhequr nga mbi 19,50......

“Energjia e erës do kapërcejë hidrocentralet” - Raporti i BB për Shqipërinë: Dekarbonizimi i sektorit është i realizueshëm
“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por......

Bashkitë, në “luftë” me borxhet - Bien detyrimet, asnjë njësi me mbi 1 miliard lekë
Njësitë e vetëqeverisjes vendore po ndjekin një trend pozitiv sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të cilat në fund të Shtatorit 2024......

Rruga Elbasan-Lekaj, 126 mln euro për ndërtimin - Korridori VIII/ ARRSH shpall kompanitë fituese për 6 tenderët
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 126 mln euro, pa TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të zbatojnë......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën? - Shkrepa: Sigurimi për frymë në Shqipëri, shumë më i ulët se vendet e rajonit
Pavarësisht se kemi qenë gjithmonë një popull i lidhur ngushtë me pronën dhe vendi ynë ka pasur një ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vitet e......

Ulja e normave të interesit, “dekurajon” investitorët/ Individët po investojnë më pak në bono e obligacione
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), investimet nga individët në bono thesari dhe obligacione për periudhën 9-mujore të vitit 2024,......

Sistemi tatimor në Itali favorizon “miliarderët” - Sipas studimit, 7% e të pasurve paguajnë më pak taksa se shtresat e ulëta
Sistemi tatimor i Italisë është i deformuar në një mënyrë që lejon 7% të më të pasurve të shoqërisë të paguajnë proporcionalisht më pak taksa sesa personat......