Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 12:44

Qeveria propozon paketën e “Paqes Fiskale” - Rama: Nuk është një program elektoral. Do të ulim infomalitetin

Nga Hamit Yzeiraj

Qeveria propozon paketën e “Paqes Fiskale” - Rama: Nuk

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi paketën për “Paqen Fiskale”, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit në Elbasan.

“Nuk është një program elektoral. Ne do të vazhdojmë punën dhe kjo është pjesë e planeve tona. Duhet të hyjmë në një fazë të re të paqes fiskale dhe të zbatojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse atë që Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave kanë bërë në sektorin e turizmit. Jemi shumë të vetëdijshëm që ka një nivel të lartë informaliteti, pasi nga njëra anë kemi rritje të numrit të turistëve, por nga ana tjetër nuk kemi një rritje të ngjashme në deklarimet e hoteleve.”

Ndërkohë, paketa e “Paqes Fiskale” do të mbështetet në tre komponentë kryesorë.

“Paqja Fiskale ka tre komponentë kryesorë. I pari është tatimi i dakordësuar mbi fitimin. Komponenti i dytë është rishikimi i pasqyrave financiare, dhe i treti është falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave. Biznesi do të përjashtohet nga kontrolli tatimor gjatë periudhës së marrëveshjes. Ne do t’u japim mundësi bizneseve që të paguajnë detyrimin e plotë, për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvonesave,” – u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Prezent dhe ministri i financave, Petrit Malaj tregoi se në 10 vitet e fundit është bërë progres i kënaqshëm në sektorin e ekonomisë dhe se ecuria pozitive do vazhdojë.

“Para vitit 2013 shqipëria ishte një shetet me arkën bosh dhe me nivel papunësie të lartë. Pas reformave të marra shqipëria është transformaur. Prodhimi i brendshëm bruto tani që po flasim është 25 miliardë euro, ndërkohë që sipas proeksioneve tona në vitin 2030 parashikohet që prodhimi i brendshëm bruto të jetë 35 mld euro.”

Rama shtoi gjithashtu se po punohet me Ministrinë e Financave dhe AKSHI-n për një proces të avancuar në administrimin e të ardhurave, ku fiskalizimi do të kalojë në dorën e inteligjencës artificiale.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat