Shqipëria Postuar më 10 Janar 2025, 12:39

Qeveria përforcon kriteret e kultivimit të kanabisit - Monitorimi në BE, cilat janë procedurat e transportit dhe eksportit?

Nga Diamila Leka

Qeveria përforcon kriteret e kultivimit të kanabisit - Monitorimi

“Për të kultivuar sipërfaqe me cannabis sativa për qëllime mjekësore, qeveria shqiptare, ka miratuar kritere dhe rregulla të forta duke nisur që nga mënyra e sigurisë së kultivimit deri procedurat e lëvizjes së mjeteve të transportit të lëndëve të para të cilat duhen për këtë qëllim. Por si është përcaktuar monitorimi i ambienteve?”

Referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave CCTV i pajisur me reader të inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar.

Imazhet filmike të serverave të kamerave duhet të ruhen të paktën për 60 ditë dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie me vendndodhje në një nga vendet e BE-së. Sistemi i kamerave monitoron sipërfaqen, brenda dhe jashtë ambienteve të njësisë së prodhimit.

Sipërfaqja ku ushtrohet aktiviteti ruhet 24 orë pa ndërprerje nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike që përfshin dhe shërbim reagimi me grup verifikimi sinjalesh. Ndërkohë në rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura, muri i jashtëm duhet të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në rastik kur kultivohet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur të qëndrueshëm me lartësi 4 m nga toka.

“Por për t’u ndalur në transportin e bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet. Dhe duhen bërë me mjete që sigurojnë ruajtjen  tyre në kushte optimale sipas kërkesës së vendit pritës. Ndërkohë, subjekti duhet të sigurojë që automjeti i transportit të jetë ië mbyllur, i vulosur dhe i pajisur me GPS me qëllim monitorimin pa ndërprerje të lëvizjes nga origjina në destinacion dhe të ketë kamera që monitorojnë materialin që transportohet, si dhe të ruhet dhe të shoqërohet nga shërbim i sigurisë deri në/nga pika e kalimit të kufirit, sipas parashikimeve në marrëveshjen e lidhur mes palëve. Cdo lëvizje apo transportim kryhet vetëm pas marrjes së autorizimit nga Agjencia e cila miraton dhe datën e propozuar të lëvizjes apo transportit, sipas formatit të miratuar nga kjo e fundit.”

Për procedurat doganore të eksportimit, pasi kryhen kontrollet e sigurisë pranë zyrave doganore kufitare të daljes nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, këto procedura mund të fillojnë në zyrat doganore të brendshme kompetente për territorin ku janë vendosur ambientet e kultivimit dhe të përfundojnë në zyrat doganore kufitare të daljes nga territori. Subjekti i lejuar është i detyruar të njoftojë, të paktën 5 ditë para procedurës doganore të import/eksportit Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.



Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë nga dita  e djeshme. Monedha europiane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat