Qeveria miraton zhvillimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan - Transformim i zonës industriale për të realizuar projekte investimi
Jo më larg se 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për këtë qëllim, ku ngarkon Koroporatën e Investimeve Shqiptare me detyra të posaçme për identifikimin, konsolidimin dhe zhvillimin e pronës shtetërore në zonë industrial. Ky vendim synon të krijojë bazat për realizimin e projekteve strategjike të investimit në këtë zonë me potencial të lartë industrial.
Korporata e Investimeve Shqiptare, do të ndërmarrë të gjithë masat për konsolidimin e pronës shtetërore, duke përfshirë bashkëpunimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, shoqëritë shtetërore dhe subjektet private për sqarimin e statusit juridik të pronave.
Paralelisht, do të hartohet një plan i detajuar qendror zhvillimi dhe një projekt konkret për zhvillimin e zonës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Afatet për përgjigjet nga institucionet përkatëse janë përcaktuar me 5 ditë nga marrja e kërkesës zyrtare nga KISH, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë do të monitorojë dhe vlerësojë ecurinë e përmbushjes së detyrave.
Kjo nismë vjen në një moment kur qeveria shqiptare është e fokusuar në aktivizimin e pronave publike për të nxitur zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorë prioritarë.
Zona e ish-Kombinatit Metalurgjik përfaqëson një hapësirë strategjike, me potencial të konsiderueshëm për zhvillim industrial, logjistik dhe teknologjik.
Mendimi juaj

Si duhet të investojë Shqipëria në inteligjencë artificiale? - Bregu: Të ngrihen më shumë qendra rajonale inovacioni për të rinjtë
Dilema etike, shqetësimet për privatësinë e të dhënave dhe zëvendësimi i vendeve të punës janë disa nga rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale.......

“Integrimi në BE, së shpejti hapim kapitullin 27” - Mjedisi, Jaupaj: Më i vështiri për shkak të vlerës financiare që duhet të investohet
Pas hapjes së disa kapitujve me Bashkimin Evropian, i radhës parashikohet të jetë Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Gjithçka u bë me dije nga......

Revolucion në fushën e ndërtimit? - Tulla e re mund të menaxhojë mbetjet e industrisë
Një tullë e bërë tërësisht nga rrënoja të ricikluara mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të industrisë së ndërtimit: si të......

Shqipëria përgatitet të presë “kriptogjigandët” - Dokuzi: Tregues i qartë që vendi është gati për adaptimin e kriptove
Përfaqësues nga platformat më të njohura të kriptomonedhave, si Binance, Bitget, si dhe një nga pionierët që adoptoi kriptomonedhën më të madhe në botë......

Rreth 48 mln euro më pak kursime në Prill/ Depozitat bien me 0.35% krahasuar me muajin Mars
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me zbritje përgjatë muajit Prill të këij viti, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e......

Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët - Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar një iniciativë gjithëpërfshirëse prej 3 miliardë paund për aftësi që synon trajnimin e 120,000 punëtorëve......

Prof.Dr.Donjeta Bali, drejtuesja e re e QSUT - Ministrja Koçiu: Një profesioniste me përvojë!
Prof.Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftimin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e......

E-Albania zgjerohet edhe në nivel bashkie - 76.9 milionë euro hua për digjitalizimin e shërbimeve dhe prokurimin
Qeveria do të marrë një hua nga në vlerën e 76.9 milionë eurove me qëllim digjitalizimin e shërbimeve në 61 bashki të vendit, për të ofruar më shumë......