Qeveria miraton vendime për inspektimin e peshkimit, prodhimin e armëve dhe aderimin në Traktatin e Marrakeshit

Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të përjavshme.
Një nga vendimet kryesore ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt dhe të paraportuar (PPP). Ky vendim gjithashtu krijon një skemë certifikimi për zëniet e peshkut, që do të zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, sipas Ligjit nr.64/2012 “Për peshkimin”.
Një tjetër vendim i miratuar autorizon shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO” sh.a. që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të saj, të kryejë prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve, teknologjive dhe shërbimeve për strukturat e sigurisë dhe shoqëritë aksionare shtetërore të lidhura me to. Ky vendim synon të sigurojë furnizimin e këtyre subjekteve në përputhje me Ligjin nr.88/2024.
Njëherësh, qeveria ka propozuar projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit”, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura. Ky projektligj do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Ndryshime në Ministrinë e Ekonomisë dhe Arsimit/ Lirohen nga detyra Armela Baka dhe Endrit Hoxha, emërohen zëvendësuesit e rinj
Këshilli i Ministrave ka vendosur disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Nga detyra është liruar zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,......
Tirana zgjeron “monopolin” në ekonomi/ Bashkë me Fierin dhe Vlorën rrisin peshën në strukturën e PBB-së
Shqipëria vijon të rritet ekonomikisht, por jo në mënyrë të barabartë. Ndërsa kryeqyteti përjeton një bum ekonomik dhe mban gjysmën e rritjes së përgjithshme......
Politika monetare e BSH, Këshilli Mbikqyrës mban të njëjtën normë interesi
Sot, në datën 5 nëntor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e......
AIDA starton sezonin e dytë të “Investor Support Days” për të forcuar dialogun me investitorët e huaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj......
“Buxheti 2026, gur themeli për rritjen e pensioneve” - Malaj: Rritje e pagës minimale dhe indeksime për administratën, përfitojnë 144 mijë punonjës
Buxheti i vitit 2026 vendos një gur themel në drejtim të rritjes së pensioneve, për të siguruar një pagesë dinjitoze për këtë kategori”. Ministri i Financave......
Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku......
Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te bypass i Tiranës
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, për këtë zë buxhetor janë......
Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë - Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë në vitin 2026
Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka......





