Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2024, 11:54

Qeveria miraton TEC-in privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do merret nga gazsjellësi TAP

Nga Ola Mitre

Qeveria miraton TEC-in privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do merret

Qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit në Roskovec të Fierit. Impianti, që do të prodhojë energji nga gazi, parashikohet të ketë një fuqi që instaluar prej 170 MW, ndërkohë që afati i operimit është 49 vjet. TEC-i do të duhet të jetë në operim pas 3 vitesh, teksa kjo periudhë përfshin pajisjen me leje ndërtimi dhe ndërtimin e tij.

Shoqëria zbatuese “FIER THERMOELECTRIC” do t’i japë shtetit 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Aplikimi për ndërtimin e termocentralit privat u bë në shkurt të vitit 2023, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa gjatë kësaj kohe u aplikua edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për pajisjen me leje mjedisore.

70% e aksioneve të shoqërisë propozuese “FIER THERMOELECTRIC”, zotërohen nga GEK TERNA, e krijuar nga bashkimi i 2 kompanive greke, që operojnë në fushën e ndërtimit. Ndërkohë që, 30% e aksioneve zotërohen nga kompania shqiptare “Gener 2”.

Sipas Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, TEC-i do të jenë me Cikël të Kombinuar me gaz natyror, ndërkohë që furnizimi dhe burimi i gazit natyror është tashmë plotësisht i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, në shkurt 2022, midis GEK TERNA dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë.

Sipas marrëveshjes, kjo e fundit do të furnizojë rreth 2 TW/vit gaz për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Roskovec, sipas kushteve te tregut dhe kontratës. Pas propozimit banorët e zonës e kundërshtuan projektin, për shkak të afërsisë me tokat bujqësore.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat