Qeveria miraton projektligjin-Banka e Zhvillimit, miratim me procedurë të përshpejtuar
Qeveria në mbledhjen e saj të fundit kaloi për në Kuvend për shqyrtim dhe miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. I nxjerrë pak javë më parë në konsultim publik, projekti ka pësuar disa ndryshime para se të futet në procedurën parlamentare.
Sipas projektit me 28 nene që ka miratuar qeveria, Banka ka si objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social e mjedisor, në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit për ndihmën shtetërore. Ajo nxit e mbështet lehtësimin e qasjes në financë, kryesisht përmes financimit dhe mbështetjes së sipërmarrjeve në sektorët e nënfinancuar të ekonomisë.
Sipas nenit 5 të ligjit Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të krijojë shoqëri dhe degë. Aksionari i parë i Bankës Shqiptare të Zhvillimit është shteti shqiptar, pjesëmarrja e të cilit nuk do të jetë më e vogël se 51% e kapitalit.
Kapitali fillestar i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, i kontribuuar dhe i nënshkruar nga shteti shqiptar, është dhjetë miliardë lekë.
Ajo do të hapë, të administrojë dhe të mbajë llogari bankare në Thesarin e Shtetit, në Bankën e Shqipërisë, si dhe në banka vendase e ndërkombëtare.
Banka do të ketë si subjekt ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku, Postën Shqiptare.
Në nenin 22 trajtohet problem më i ndjeshëm që ka të bëjë me marrëdhëniet e Bankës së Zhvillimit me Bankën e Shqipërisë. Ajo do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk do të jetë subjekt i procedurave të falimentimit dhe ky proces do të rregullohet me një ligj të posaçëm.
Sipas parashikimeve ligjore do të duhen e pakta 12 muaj për regjistrimin e Bankës në regjistrin tregtar dhe nisjen e operimit.
Sondazh

Ndryshime në qeveri, Florian Semani emërohet zv.ministër i Financave
Florian Seman është emëruar në postin e zëvendësministrit të Financave. Emërimi u bë pas vendimit të marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte në......

Franca ofron armët bërthamore për të mbrojtur Evropën - Macron, i gatshëm të ndihmojë kontinentin ndaj kërcënimit rus
Franca është e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët evropianë, tha Presidenti Emmanuel Macron,......

'Mbrojtja civile duhet të rritet' - Pse Holanda po rekomandon qytetarët që të marrin pajisje urgjence 72-orëshe?!
Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, lëshoi një rekomandim për të gjithë qytetarët që të përpilojnë komplete emergjence 72-orëshe......

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh? - Lufta III Botërore, ndryshimi i klimës, robotët, ndër rreziqet kryesore
Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa prej jush kanë......

“Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave” - Bejko: Tejkalim i 4 ndotësve në 10, nga 12 stacione monitorimi
Niveli i dykosidit të karbonit, dyoksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Të dhënat i përkasin Raportit......

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin, Manastirliu: Qëllimi është vendosja e filtrave
Jo më TikTok për të paktën 12 muaj. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbledhjen e fundit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit
Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me......

Si do të funksiononte një rezervë strategjike e kriptove? - Analiza/ SHBA studion kriteret për krijimin e një fondi të monedhave digjitale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dhënë disa detaje të para për një rezervë të kriptomonedhave amerikane, duke thënë se do të përfshijë......