Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 15:44

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Nga SCAN TV

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi”

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditura vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, zhvilluar më 24 prill 2026.

Qeveria miratoi disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 769, datë 13.12.2024, që lidhet me transferimin e pronave shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare, për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’” në Tiranë.

Gjithashtu, u vendos indeksimi i bazës së vlerësuar për vitin 2024 me koeficient 6.4%, në përputhje me ligjin për sigurimet shoqërore, çka pritet të ndikojë në përditësimin e përfitimeve për qytetarët.

Në kuadër të zhvillimit ekonomik, qeveria shpalli disa zona në bashkitë Kamzë, Kurbin, Dropull dhe Selenicë si “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe një sërë shpronësimesh për interes publik, që prekin prona private në disa bashki kryesore të vendit, në funksion të realizimit të projekteve me rëndësi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat