Qeveria miraton kushtet e negocimit për prodhimin dhe tregtimin e municioneve me kalibër të vegjël e të mesëm
Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm.
Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht një vlerë investimi jo më të ulët se 60 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve; punësimin e jo më pak se 80 (tetëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve; ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë si dhe sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.

Konferenca për Ukrainën, në Romë mblidhen 10 miliardë euro - Edi Rama: Paqja, e ardhmja për Europën, mbështesim Ukrainën
Gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës që po organizohet në Romë, Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni deklaroi se janë mbledhur rreth 10 mld euro që......

Investimi në urën e re të Viroit/ BB: Përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë!
Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të......

Deklarata, Dhoma Amerikane ngre shqetësime për turizmin - Sfidat që duhen adresuar: Nga ndërtimet gjatë verës, te mungesa e fuqisë punëtore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke vënë në dukje zhvillimet pozitive të sektorit të turizmit vitet e......

Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje......

Gjermania dhe Franca “përplasen” për projektin ushtarak - Merz kërkon respektimin e paktit të mëparshëm për ndarjen e punëve
Gjermania dhe Franca po hasin vështirësi në organizimin e punëve në projektin e avionëve të rinj luftarakë. Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkon......

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkeljet e rënda të ligjit!
Inspektorati Shtetëror i Punës po zhvillon kontrolle të përditshme në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të një plani masash të posaçëm për subjektet......

Projektligj i ri për Agjencinë Shtetërore Arsimore - Nga provimet tek diplomat, çfarë pritet nga struktura e re arsimore?
Në konsultimet publike është publikuar projektligji “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore Arsimore”, i cili ka për qëllim organizimin e funksionimit, detyrat......

Vajit të ullirit dhe vreshtave, iu jepet akses në fonde - 5.5 milionë euro për Skemën e Investimeve, kriteret dhe masa e përfitimit
Qeveria ka vënë në dispozicion 5.5 milionë euro për mbështetjen e sektorit bujqësor gjatë vitit 2025 përmes skemës së Investimeve, duke zgjeruar ndjeshëm......