Qeveria miratoi kredinë 11.7 milion euro për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar kredinë për hekurudhën Tiranë Durrës me lidhje me Aeroportin Ndërkombëatr të Rinasit. Financimi që do të merret nga BERZH do të përdoret për elektrifikimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore, e para që po vihet në funksion, pas rrënimit shumëvjecar të kësaj infrastrukture.
Sipas ministrit Enea Karakaçi, i cili foli për mediat pas mbledhjes së qeverisë kjo kredi është 11.7 milion euro dhe ajo I shtohet edhe një grandi prej 12 milionë euro që do të përdoret për këtë qëllim. Ministri e vlerësoi këtë project si me shumë rëndësi për infrastrukturën e vendit tonë.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË-DURRËS DHE NDËRTIMI I LIDHJES HEKURUDHORE ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS: ZGJERIMI I PROJEKTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Përdorimi i brigjeve të detit për plazhe, qeveria miraton modelin e marrëveshjes
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria miratoi modelin tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve, për......
Firmoset plani operacional Dogana–Tatime për monitorimin e tregut të karburanteve, kohëzgjatja deri më 30 qershor
Sipas një njoftimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe dy drejtorive vartëse të saj Tatimeve dhe Doganave, palët kanë firmosur një plan të......
Forcohet kontrolli kufitar: Beja takim me UNODC për luftën kundër trafiqeve
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me një delegacion të UNODC, (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin), të......
Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një......
Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën
Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë......
Qeveria u kërkon kompanive të naftës: Kujdes me rezervën/ Ibrahimaj: Po monitorojmë tregun përditë, ja pse kemi çmime të larta
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk e përjashton mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa......
SHBA, ligj për uljen e çmimeve të banesave - Tregut amerikan i mungojnë 4 milionë banesa të reja
Republikanët dhe demokratët në Kongresin Amerikan po mbështesin legjislacionin për të inkurajuar strehim më të përballueshëm, në një shembull të rrallë të......
Pasojat e konfliktit, Spanja e vetmja në BE që përballon - Fatura të lira falë investimeve në energjinë e rinovueshme
Lufta e Iranit e ka zhytur botën në një krizë energjitike brenda natës. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe ulja e eksporteve të energjisë në Lindjen e......


