Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2025, 19:06

Qeveria merr vendimin/ 1-3 paga shpërblim për efektivët që luftuan me zjarret

Nga Fabjona Pasho

Qeveria merr vendimin/ 1-3 paga shpërblim për efektivët që

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit e angazhuar në luftën me zjarret këtë verë.

Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile,  Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Sipas Vendimit, pagesa për ta, 1 deri në 3 muaj, do të përcaktohet në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

1–7 ditë do të shpërblehen me 1 pagë mujore, 8–15 ditë me 2 paga mujore dhe
16 ditë e më shumë me 3 paga mujore.
Shpërblimi do të llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të secilit punonjës.

Për FA, AKMC dhe Policinë e Shtetit, shpërblimi do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Për Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së nga buxheti i miratuar i Ministrisë së Brendshme.
Për Shërbimet Bashkiake të MZSH-së nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat