Qeveria merr më pak borxh nga tregu i brendshëm - Bonot e thesarit mbeten instrumenti kryesor i financimit, por emetimet ranë

Ministria e Financave ka shitur 229 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në ankande 3.5 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo tregon se qeveria nuk ka pasur nevojë të marrë shumë borxh të brendshëm.
Bonot e thesarit rezultojnë të jenë instrumenti më i emetuar gjatë 2026, ndërsa janari dhe marsi kanë shënuar vlera rekord të emetimeve krahasuar me muajt e tjerë.
Shitja e titujve qeveritarë realizohet në tregun primar dhe sekondar. Në tregun primar, qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.
Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.
Sipas një raporti të Ministrisë së Financave për muajin qershor, yield-i mesatar i ofertave konkurruese për bonot e thesarit 12-mujore në muajin qershor 2026 u përmbyll në nivelin 2.65%.
Për sa i përket tregut sekondar, nga bankat zhvilluese të tregut u realizuan 2 transaksione. Totali i tregtimit arriti vlerën 200 milionë lekë.
Nga ana tjetër, në Korrik 2026, Ministria e Financave planifikon të emetojë nëpërmjet 7 ankandeve 29.5 miliardë lekë, nga të cilat 9 miliardë lekë janë Bono Thesari dhe 20.5 miliardë lekë janë Obligacione.
Investitorët globalë janë më optimistë - Anketa e “Bankës së Amerikës”: 54% nuk presin rënie të ekonomisë
Ndjenja globale e investitorëve është ngjitur në nivelin e saj më të fortë që nga shkurti, me menaxherët e fondeve që po bëhen më optimistë për perspektivën......
“Bota do të konsumojë më pak naftë” - OPEC ul më tej parashikimin e kërkesës globale për vitin 2026
OPEC uli parashikimin e kërkesës botërore për naftë në vitin 2026 në 780,000 fuçi në ditë, duke shënuar rishikimin e tretë radhazi në rënie. Grupi i......
Importet e mobilieve, në rekord/ Ndërtimi dhe turizmi shtojnë kërkesën në pesë muajt e parë
Importet e mobilieve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit arritën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për pesë muajt e parë të vitit. Sipas......
Tatimet: Mbi 22 mijë tatimpagues përfitojnë nga faza e parë e faljes me kusht të detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi përfundimin e fazës së parë të procesit të faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, e cila përfshiu......
Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme solide rritjeje
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin e ri Rezident të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim......
Porti i Durrësit, 28% rritje në gjashtëmujor - Aliu: Synimi, mbi 260 mijë TEU deri në fundvit
Rritja e volumit të mallrave dhe numrit të anijeve ka karakterizuar aktivitetin në Portin e Durrësit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Terminali i......
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve - Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri
Një problem shëndetësor gjatë udhëtimit mund të kthehet jo vetëm në një situatë të vështirë, por edhe në një faturë të papërballueshme. Vizitat mjekësore,......
BE miraton rregulla të reja për udhëtimet ajrore - Më shumë të drejta për pasagjerët. Ndryshimet, në fuqi në mesin e 2027
Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, që forcon të drejtat e pasagjerëve, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në......

