Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër, ja si do veprohet për kompensimin e nxënësve

Institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ka vetëm 3 ditë kohë pas hyrjes në fuqi të VKM për mbylljen e veprimtarisë së institucionit. Ky përcaktim është shënuar në vendimin përkatës të qeverisë. Shkolla sipas vendimit detyrohet të mbulojë gjithë shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, të kthejë pagesat e kryera prindërve të nxënësve për pjesën e papërfunduar të shkollimit.
Përgjegjësinë për mbylljen e kësaj shkolle sipas vendimit e kanë Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Gjirokastër-Libohovë, vetë shkolla si edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PRIVAT TË ARSIMIT TË MESËM TË LARTË “KRYQI I NDERUAR”, GJIROKASTËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat të arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare, të cilit i është dhënë leje funksionimi me vendimin nr.279, datë 10.6.1999, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie leje funksionimi të institucionit arsimor jopublik”.
2. Institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër, ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur, që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit e të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
a) të ngrejë grup pune, brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat të arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër;
b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
c) të administrojë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga institucioni arsimor parauniversitar privat.
4. Vendimi nr.279, datë 10.6.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënie leje funksionimi të institucionit arsimor jopublik”, shfuqizohet.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Gjirokastër-Libohovë, institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër, dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Miratohet kompensimi i transportit urban për karburantin, publikohet vendimi i Qeverisë
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 13 Majit 2026 ndër vendimet e miratuara është edhe ai i përcaktimit të procedurave, të dokumentacionit dhe të masës......
Përsëri shtrenjtim, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Nafta me 201 lekë/litri dhe benzina 187 lekë/litri. Këto janë çmimet e reja që ka publikuar Bordi i Transparencës. Në njoftimin përkatës thuhet: “Bordi i......
“Vështirësitë financiare po frenojnë lindshmërinë” - Binjaku: Shqipëria ka nevojë për politika më të forta për familjet e reja
Tkurrja e popullsisë nuk është më një thjesht parashikim, por një realitet statistikor. Sipas Institutit të Statistikave, vetëm pvitin e kaluar patëm 1885......
Universitetet kërkojnë ndërkombëtarizim - Kumbaro: 39 institucione të arsimit të lartë, shumë për 2.4 mln banorë
“39 universitete janë shumë për një vend me 2.4 milionë banorë”. Është kjo deklarata e bërë nga ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference me......
Malaj: Pullat e reja fiskale me teknologji “Track & Trace”. Më shumë siguri dhe kontroll ndaj falsifikimit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria ka miratuar amendime në lidhje me VKM-në nr. 182 për......
Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin, Karakaçi: 50 lekë/litër rimbursim
Qeveria ka miratuar rimbursimin për transportin publik, që është goditur nga rritja e çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar ulje. Kërkohen përforcime të menjëhershme nga kompania zbatuese!
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me problematika mbi qëndrueshmërinë dhe......
Tiranë-Durrës, 1.3 mld lekë për ndriçimin dhe gjelbërimin - ARRSH hap tenderin për segmentin nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit
Me një fond limit prej rreth 1.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës......


