Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të Tiranës, duke theksuar rëndësinë e praktikave profesionale për studentët dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Sipas saj, firmosja e kësaj marrëveshje të re është e rëndësishme për integrimin e vendit në BE.
"Formimi i brezit të ri është proces i posaçëm edhe për Ministrinë e Infrastrukturës. Ne synojmë të krijojë profesionistë të rinj, jo vetëm për t'i trajnuar, por për t'i përgatitur dhe ofruar punësim afatgjatë në projekte konkrete të infrastrukturës që tashmë janë të shumta, duke nisur nga aviacioni, te industria detare dhe padyshim te energjia. Një pjesë e mirë e ekspertëve që punojnë në këto sektorë janë në vitet e fundit të karrierës së tyre dhe do duhet t'i lënë stafetën një gjenerate të re profesionistësh për të garantuar zhvillimin e vazhdueshëm të vendit tonë. Duke filluar nga viti 2025, OSHEE Group ka nisur një nga praktikat më të mira, duke hapur një thirrje për të rekrutuar sa më shumë inxhinierë dhe teknikë të rinj, duke ndryshuar kështu formatin e një ndërmarrje me 6 mijë punonjës dhe duke kaluar një traditë të kalimit të stafetës,” u shpreh Balluku.
“Industria e rëndë që përfshin transportin dhe minierat, sot më shumë se kurrë ka një kërkesë të jashtëzakonshme për burime njerëzore, të cilat duhet të jenë jo thjesht të gatshme për të përballuar të gjitha sfidat, por edhe të jenë të trajnuara sipas kritereve të BE-së. Pa të rinj të trajnuar e të arsimuar, çdo reformë mbetet e mangët. Për ata që do të jenë specialistët e transportit dhe aviacionit, që do të udhëheqin Shqipërinë, për këtë arsye kemi hartuar një program qeverisës që vendos njeriun në qendër. Brenda këtij mandati paga mesatare do të arrijë një mijë euro. Por nuk mjafton vetëm paga”, tha ajo.
”Sot janë hapur sërish aplikimet, 223 të tilla, të cilat synojnë të kenë edhe një grup të tillë. Të njëjtën praktikë kemi ndjekur edhe në AlbPetrol.
Me fillimin e linjës hekurudhore Tiranë- Durrës, e cila duhet të nisë operimet brenda vitit 2026, do të nevojiten punonjës të trajnuar mënyrë të ngjashme me stafin e kontrollit të trafikut ajror. Jemi duke kaluar në një nivel tjetër.
kantier do të keni mundësi të mësoni se si zhvillohet infrastruktura e vërtetë dhe keni parasysh që ndoshta në një vend tjetër nuk është kaq e mundur që të ketë kantiere të ndryshme, me tipologji të ndryshme, por në Shqipëri e kemi këtë mundësi, pasi ndërtohet nga veriu në jug dhe mund të shikoni se si ndërtohen infrastruktura të rënda, siç është rasti i urave apo tuneleve, që edhe sot që flasim, pavarësisht se kemi dorëzuar shumë prej tyre, kemi të tjetra që janë në proces, apo të dalloni llojet e ndryshme të gjeologjisë, që i keni parë në qilar apo auditoret e universitetit, por është komplet ndryshe që t'i shikoni në terren.
Rritja e kapitalit njerëzor nuk është vetëm një objektiv i programit tonë qeverisës, por një domosdoshmëri kombëtare. Ne jemi këtu për t'i dhënë brezit të ri mjetet, mundësinë dhe besimin që i nevojitet për të ndërtuar një Shqipëri më moderne, më të fortë, në rrugën europiane,” shtoi Balluku.

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......

Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në......

Mbyllet qeveria e SHBA-së - Nuk arrihet marrëveshja mes palëve për financimin e përkohshëm
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - Gjermania planifikon 83 miliardë euro për armë të prodhuara në BE
Gjermania planifikon të shpenzojë deri në 83 miliardë euro për armë të prodhuara në Evropë, duke reduktuar varësinë nga sistemet mbrojtëse amerikane.......

Kroacia, drejt energjisë bërthamore - Qeveria po harton një ligj të posaçëm për të plotësuar nevojat energjetike
Parlamenti i Kroacisë pritet të miratojë deri në fund të vitit një projektligj për ndërtimin e një centrali bërthamor, deklaroi ministria e Ekonomisë.......

Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka......

Shqetësimet e industrisë gjermane, Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve......